/ATSH/ - Ja cilat janë disa nga këshillat më efikase për të patur një ditë pune sa më produktive dhe për të kryer në kohë dhe me rezultate efikase të gjitha objektivat e përcaktuar, çdo ditë të javës..
Bëj 'llogaritë' që në mëngjes
Sapo zgjohesh në mëngjes, rezistoji tundimit për të kontrolluar mesazhet dhe njoftimet në rrjetet sociale. Në vend të kësaj, kalo më mirë një orë duke organizuar objektivat e momentin, duke ngrënë një mëngjes të shëndetshëm, duke medituar apo duke kryer disa ushtrime gjimnastikore.
Kujto gjithmonë 'ligjin e gjërave më të rëndësishme jetësore'
Ky ligj ekonomik thotë se 20% e përpjekjeve gjeneron 80% të rezultatit. Identifikoni se çfarë ju merr shumë kohë por nuk kontribuon shumë në produktivitetin tuaj. Bëni një përllogaritje sistematike të asaj që bëni dhe pyesni veten nëse këto ju çojnë në 80% e rezultateve të arritura të qëllimit që i keni vënë vetes. Në momentin që zeroni të gjithë 'harxhuesit e energjisë' të panevojshëm për të arritur rezultatet e vërteta që prisni, fokusohuni në fshirjen dhe shkatërrimin apo në delegimin e pjesës tjetër të përpjekjeve 'të kota' që nuk ju lejojnë të prodhoni në mënyrën më të efekshme.
Shkruani gjithçka
Mendoni sesa detyra, takime apo plane darkash duhet të përmbushësh çdo ditë. Fatkeqësisht, është e lehtë të harxhojmë kapacitetin e trurit tonë duke e mbushur atë plot me kujtime për gjërat që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ndaj mos veproni kështu. Nëse nuk jeni person i letrës dhe lapsit, atëherë ju vijnë në ndihmë aplikacione të panumërta për të organizuar gjithçka që planifikoni. Disa janë më të sofistikuara, por edhe një listë e thjeshtë 'to do list' mund t'ju ndihmojë mjaft. Fokusohuni në detyrat më të rëndësishme (kujto 20%) dhe plotësoji ato përpara se të nisësh me objektiva të tjera më të vogla.
'Ha një bretkosë'
Mark Twain dikur shprehej se nëse ha një bretkosë të gjallë në mëngjes, asgjë që do të bëni në vazhdim të ditës nuk do të mund të krahasohet me shijen e keqe të saj. Ndaj mos i shty objektivat më të vështira apo që i keni më me frikë. Bëj ato të parat. Sa më shumë ta shtyni një angazhim që nuk keni dëshirë ta bëni, aq më pak do të gjeni kohë për ta bërë në orët e ardhshme të ditës ndërsa lodhja vjen duke u shtuar. Ndaj bëjeni në fillim, kur jeni ende i freskët dhe plot energji.
Detyra teke
Disa kërkime kanë treguar se kur kërkon të bësh detyra të shumta njëkohësisht, kjo rrit mundësinë e mos realizimit të tyre si dhe përqindja e gabimit është 50% më e madhe. Nëse do të bësh më të mirën në një ditë pune, merr një vendim të vetëdijshëm për t'u fokusuar vetëm në përfundimin e një detyre e për të lënë mënjanë çdo gjë tjetër që kërkon t'ju tërheqë vëmendjen.