5 vendet më të mëdha perëndimore Albin Kurtit për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Kjo sjellje jo në linjë me vlerat dhe parimet tona! Minon aspiratat evropiane të Kosovës

Shtetet e Quint-it kanë shprehur zhgënjimin e tyre me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më 3 prill. Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.

“Përderisa ne e vlerësojmë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje, me zhgënjim të madh ne shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga Quint-i”, thuhet në deklaratë.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka dështuar të demonstrojë përkushtimin për parimin e mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe anëtarët e grupeve të minoriteteve”, thuhet në deklaratë.

Sipas Quint-it, "kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane”.

Quint po ashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente.

“Ne presim nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë në uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky proces është kritik në arritjen e përparimit drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, që përfundimisht do të zhbllokonte perspektivën evropiane të Kosovës”, tha Quint-i.

Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i dërgojë kërkesë ekzekutivit kosovar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe, që mbahen më 3 prill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me këtë kërkesë, Kosova ka kërkuar që Serbia ta njohë pavarësinë e saj.

"Serbia nuk mund ta pranonte këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë këtë”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp më 22 mars.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka kërkuar që të ketë marrëveshje mes dy qeverive për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Unë kurrë nuk kam synuar që nëpërmes këtij letërkëmbimi ta sjell njohjen e Serbisë. Unë e kam ditur që kjo nuk bëhet, mirëpo nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit tonë”, tha Kurti në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florjan: 24/03/2022 08:50

    Serbia se njef si shtet Kosoven kta flasin gjera pa vlere, nese sme njef ste njof o vlla pike mbaroj filmi. Gjithsesi per hater te amerikes ta bejn nje sakrific ska problem po kto te tjerat akoma se kan nda mendjen a jan me skllavet a me te liret

    Përgjigju
  • Lui2: 24/03/2022 02:48

    Te dhjefsha 5 vendet evropiane le ti bejne ne vendet e tyre zgjedhjet e serbis jam I sigurt qe kane me shume serb ne vendet e tyre se ne kosove

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2022 02:26

    /LUI/,100 % dakord me ju.Te vetmet menyra qe serbet e Kosoves te votojne eshte: 1-te provojne me doc.dy-shtetesine.2-te votojne me poste.3-te votojne ne ambasaden ose konsullaten serbe,nese eshte,ose ne ndonje zyre perfaqesie shteterore te se njejtit nivel e rendesi.4-te shkojne vete ne Serbi dhe te votojne atje.Per mendimin tim,vendvotimi nuk shikohet nga i njejti prizem nga evropianet,sic e shikojne serbet.Per evropianet,lejimi i kutive te votimit eshte nje shenje demokracie dhe bashkeekzistence paqesore dhe respektim i te drejtave te njeriut e grupeve etnike te vecanta;kurse Serbia akoma i shikon keto shtete si pjese te saj,dhe nje dite serbet e ketyre shteteve mund te votojne per gjera te tjera,me delikate e me te rendesishme per qellimet serbe duke perdorur te njejten formule.Duket qe Mali i Zi dhe Kosova e dine mire ku /fle lepuri/,prandaj nuk pranuan.

    Përgjigju
  • Lui: 23/03/2022 21:27

    Ore qelbesira ende vazhdoni me dy standarte ju?! Po Mali i Zi qe nuk pranoi zgjedhje nga Serbia ne territorin e vet?! Dhe nuk ka kuptim qe te kete zgjedhje te tilla ne nje vend te pavarur. Sepse ashtu duhet te kerkoje Italia dhe shume shtete te tjera europiane dhe jo, qe sa here te kene zgjedhje te hapin dhe qendra votimi ne SHBA, Kanada, dhe Ameriken e Jugut. Sepse kane popullsi te madhe ne keto shtete.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/03/2022 20:27

    Për qfar aspirata e keni fjalën o të verbuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla

‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla