Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, një datë që politika e feston e ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria në vitin 1994, është ende i hapur.
Në një intervistë për Report Tv, teksa u ndal tek mesazhet e liderëve në pushtet për këtë datë të shënuar, Spahiu i sheh me rezerva, duke theksuar se ka një lloj fallciteti.
Ai vuri në dukje se udhëheqësit aktualë, Albin Kurti, Edi Rama, si edhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë festuar kurrë së bashku, por as të ndarë 28 Nëntorin në Kalanë e Gjergj Kastriotit në Krujë.
Spahiu ironizoi duke thënë se dëshira e Kurtit për një “Nëntor të 3” nuk ka mundur të realizohet, pasi deri tani i kanë kaluar 6 nëntore.
'Mesazhet e liderëve që janë në pushtet i shoh me rezerva sepse ka një lloj fallciteti. Sepse të gjithë liderët, Kurti, Berisha dhe Rama se kanë kujtuar dhe festuar 28 nëtorin në kalanë e Gjergj Kastriot në Krujë as bashkë as veç e veç. Unë e kuptojë dëshirën e Kurtit për një nëntor të 3, por Kurtit i kanë kaluar 6 nëntor dhe s'ka mundur që ta realizojë një nëntor të 3. 28 nëtori i 3 duhet që të përgatitet me kujdes', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se Gjermania lejoi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 1943, edhe pse ky bashkim nuk u njoh ndërkombëtarisht.
Ai shpjegoi se qëllimi i Gjermanisë ishte që trevat shqiptare të vetqeveriseshin nga shqiptarët. Spahiu theksoi se është e rëndësishme të mos rreshtohemi në “krahun e gabuar” historik, por të pranojmë edhe disa fakte të rëndësishme.
'Ne nuk duhet që të reshtohemi në krahun e gabuar lufta nacionalçlirimtare ka qenë e rëndësishme, ashtu sikurse duhet që të pranojnë edhe disa falkte me rëndësi. Gjermania ka qenë e vetmja që ka lejuar bashkimin Kosovë- Shqipëri në 1943, edhe pse nuk e njohi ndërkombëtrarisht. Ajo donte që trevat shqiptare të vetqeveriseshin nga shqiprarët. Në periudhën kur u krijua edhe lidhja e dytë e Prizrenit. Edhe Gjermania se njohu ndërkombëtarsrisht bashkimin, por mund të themi se për herë të parë u lejua bashkimi i Shqipërisë dhe i Kosovës', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shumë ngjarje historike mohohen.
Spahiu theksoi se duhet pranuar se pjesë e saj sipas tij, janë edhe lufta nacionalçlirimtare, po ashtu edhe figura si Enver Hoxha.
‘Sulmet që janë bërë për 29 nëntorin janë të gabuara janë kointrubute që duhen pranuar. Shpesh herë mohojmë disa pjesë të historisë që është e papranueshme që ta shohim atë bardhë e zi, pjesë e saj është edhe lufta nacionalçlirimtare është edhe Enver Hoxha, i cili ishte shkelës i të drejtave të njerëzve dhe familja e tij është më e varfër se liderët e demokracisë.
Komente













Po ti mo Kreshnik sa gjoba mblodhe kur ishe në KLGj sepse pazaret ishin 150 mijë euro një transferim në GJ të Tiranës, 250 mijë Në Apel dhe 400 mijë në gjyktaë të Lartë
PërgjigjuZ.Spahiu,28 Nentori i 1912 eklipson natyrshem ate te Skenderbeut dhe eshte me i rendesishem,prandaj nuk e shikoj si nje gje me aq rendesi sa qe kokat e shtetit t'ju duhet t'a festojne ne Kruje,ose nje here ne Kruje e nje here ne Vlore.Ndoshta duhet t'ju terheqim pak veshin baballareve te kombit qe zgjodhen kete mbivendosje,por ata e pane si lidhje,rilindje e si vazhdimesi njekohesisht.Atehere i vetmi mendim i tyre ishte mbijetesa,njohja nderkombetare e pavaresia e kombit(ushtrite e huaja i kishim ne cdo cep te vendit,gati per gllaberime te reja),jo se ku e si do te benin festimet politikanet e 113 viteve me vone.Sa per ate qe Gjermania na njohu bashkimin me Kosoven,numer te ngjashem beri dhe Italia me Camerine.Qe te dy e dinin /thembren e Akilit/te shqiptareve e deshen te na benin per vete,ose te mos na kishin pengese per planet e tyre fashiste e militariste me kesisoj manipulimesh.Pati persona qe u genjyen,por shumica ishin me kembet ne toke.
Përgjigju@IRIS sa del nje tem per bashkimin kombetar te djek dhe nuk rri pa nxjer mllefin tend.ti thua gjermania dhe italia njohen shqiperin e madhe per te na ber per vete.lind pytja kaq frik e kishte gjermani shqiperin qe ishte feudale pa ushtri dhe me njerez te rraskapitur nga varferia shekullore te pushtusve turko sllav?dhe nje gje duke na ber per vete ne do bente armiq me te fuqishem si greqija dhe serbija qe ne ate koh kishin ushtri bashkohore.mos harro qe per ekzistenzen e shqiperis para luftrave boterore e kemi nga gjermania austria dhe italia.ju lutem clirohuni nga propaganta komuniste se te vertetat kan dal me koh ne Shesh.nuk e kuptoj pse kaq urrejtje per shqiptaret matan kufirit duke ditur se fillimet per te patur nje shtet shqiptar filluan qe Andrej,lidhja e Prizrenit dhe kongresi i gjuhes ne manastir ne maqedonin e sotme.
Iris, patjeter qe pavaresia ne Vlore eshte me e rendesishme duke qene se lidhet drejtperdrejt me shtetin e sotem shqiptar, por nuk do benin keq ndonje vit te perkujtonin dhe 28 nentorin e Krujes.