TIRANË - Me gjykim të shkurtuar Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg 26-vjeçaren Uarda Çota e cila u cilësua fajtore për aksidentit me pasojë vdekjen e djalit 11 vjecar të ish zv.Minsitrit të Brendshëm Avenir Peka, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014.

Për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, Prokuroria e Tiranës kërkoi 8 vite burg dhe në përfundim të 9 seancave të zhvilluar me gjykim të shkurtuar togat e zeza kryesuar nga Shefkije Demiraj vendosën dënimin e të resë me 5 vite burg.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 11 vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në akzin e Unazës së Re pranë kopshtit botanik në kryeqytet, ku nga hetimet rezultoi se shoferja 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet Mercedez Benz në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese.

Pas aksidentit u proceduan penalisht dhe drejtuesit e fimave që kryenin punime në këtë aks rrugorë, ku aktualisht në këtë zonë janë shtuar sinjalistika rrugore dhe masat mbrojtëse në rrugë.

Ishte e dehur
Uarda Çota në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur,në masën 0.88 mg/litër. Mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014, e reja nga Elbasani drejtonte mjetin “Benz” me targë EN 07 XNR dhe goditi mjetin “Chrysler” me targë AA 200 AR. Vogëlushi ndodhej si pasagjer në makinë dhe prej plagëve të marra humbi jetën pak minuta më vonë. Ndaj Uarda Çotës, u ngrit menjëherë akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” si dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Ajo ka thënë në dëshminë e saj, se për shkak të gjendjes së alkoolizuar dhe errrësirës në rrugë nuk ka patur mundësi të evidentonte mjetin “Chrysler”, të cilin e goditi në segmentin ku po ndërtohet Unaza e Madhe e kryeqytetit. Mesditën e 31 dhjetorit 2014, policia arrestoi edhe administratorin, specialistin, drejtuesin teknik të punimeve të kompanisë “T….” si dhe administratorin i firmës “Al….”, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Nga kryerja e hetimeve ka rezultuar se në vendgjarje nuk ka pasur sinjalistikë, ndërsa rruga ishte ende në ndërtim.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 11 vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në akzin e Unazës së Re pranë kopshtit botanik në kryeqytet, ku nga hetimet rezultoi se shoferja 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet Mercedez Benz në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese. Pas aksidentit u proceduan penalisht dhe drejtuesit e firmave që kryenin punime në këtë aks rrugor, ku aktualisht në këtë zonë janë shtuar sinjalistika rrugore dhe masat mbrojtëse në rrugë.

Ekspertiza e teknikëve
Sipas ekspertizës teknike të aksidentit të lexuar në sallën e gjyqit, vdekja e djalit të ish zv/ministrit Peka, u shkaktua nga mjeti që ecte me një shpejtësi prej 160 km/h, si dhe nga përdorimi lëndëve alkoolike nga drejtuesja e mjetit. Shpejtësia jashtë normave të lejuara ka qenë shkaku i vdekjes së djalit 11 vjeçar të ish zv.ministrit të brendshëm, Avenir Peka. Sipas ekspertëve auto-teknikë aksidenti mund të shmangej nëse do të ishin respektuar siguria teknike në rrugë gjatë ndërtimit të nënkalimit si dhe kufizimi i shpejtësisë nga drejtuesja e mjetit Mercedes Benz, Uarda Çota.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)