TIRANE  - Pesë vite nga tragjedia e 21 Janarit ku humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika drejtësia mban pezull vendimin final për këtë dosje.

Teksa të pandehurit për vrasjen e protestuesve të pafajshëm, gardistët Ndrea Prengi, Agim Llupo e Margarit Kume ndodhet jashtë qelisë, 25 muaj nuk i kanë mjaftuar Gjykatës së Lartë të nisë procesin për vendimin e dosjes “21 Janari”.

Më 28 Tetor 2013 Prokuroria e Përgjithshme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi dënimin e tre gardistëve me nga 25 vite burg, por ende ky proces ndodhet në fazën e studimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Por në 5-vjetorin e protestës, kur data shënon 21 Janar 2016 kjo gjykatë nuk ka një vendim nëse do të pranojë rekursin apo do të lërë në fuqi vendimin e Apelit duke mos pranuar rekursin e Prokurorisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)