5 vite SPAK, Sula: Stekën e ka ngritur vetëm tek opozita, jo mazhoranca! Nesturi: Ata që flasin kundër, janë më të prekurit! Sefa: Ecuria duhet të ishte më e shpejtë

5 vite SPAK, Sula: Stekën e ka ngritur vetëm tek opozita, jo mazhoranca! Nesturi: Ata që flasin kundër, janë më të prekurit! Sefa: Ecuria duhet të ishte më e shpejtë

Frontline

TIRANË - Bilanci i 5 viteve të SPAK u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me të ftuarit e Marsela Karapanços. Deputeti demokrat Dashnor Sula thekson suksesin e SPAK ndaj krimit të organizuar, por shton se goditjet ndaj mazhorancës duhet të jenë më lart, pasi sipas tij po i lë hapësirë për zgjedhjet e 2025.

'5 vite nuk janë shumë. Jam nga ata që nuk e kafshoj gjuhën kur duhet thënë gjëja siç është. Siç ka politika burra dhe gra të mirë, në fund të fundit, ishte kjo politikë e mirë apo e keqe që bëri reformën me 140 deputetë. Nëse çmendet politika për një javë apo muaj, ka dhe SPAK segmente të korruptuar apo me pikëpamje pro mazhorancës. Ka goditje, suksesi më i madh për mua tek krimi i organizuar. Të gjithë opinionin që është organi më i besueshëm mund të shkërmoqet me 1 apo dy raste. Ka filluar zhbërjen.

Kur e ngre stekën, politikanët e opozitës kushdo qoftë, e ul stekën tek politikanët e mazhorancës kjo tregon se mban erë dhe humbet besimi. Çfarë e pengon SPAK që të zgjas me muaj dhe vite hetimi për disa figura të PS, që perceptimi apo dyshimi ekziston i plotë për persona që kanë përdorur Sky, qoftë për vjedhjen e zgjedhjeve, qoftë për korrupsion galopant. Kur i bie me grusht opozitës në nivele të larta dhe e lë mazhorancës të përgatitet për zgjedhje. Ka deputetë dhe ministra në dosje të autoriteteve belge. Ata që janë arrestuar ka shkuar llumi deri këtu. Unë nuk jam për sasi. Më mirë 5 apo 6 çështje që të tronditet ky vend.'

Analisti Plator Nesturi thotë se çështja e SPAK i intereson çdo qytetari.

'Kryesisht është goditur politika dhe krimi i organizuar. SPAK nuk del të mbrojë vetveten por të japi rezultatet e veta me atë çka çon në gjykatë. Politika më e frikësuar nga SPAK. Shqiptarët kanë folur vetëm me faktin që e mbështesin SPAK. Çështja e SPAK i intereson qytetarit shqiptar. Këtu duhet të bazohemi. Kemi 200 veta që janë frikësuar, që kanë zërin për të folur dhe për të ngritur tymnajën por nuk janë këta Shqipëria. Korrupsioni ka qenë kancer në 30 vite. Do merremi me SPAK për elemente të veçanta. Ata që kanë më shumë zë këtu janë më të prekurit nga SPAK.'

Juristi Indrit Sefa mendon se ecuria e SPAK do të ishte më e shpejtë nëse nuk do ishte për politikën.

'Mendoj se do ecte më shpejt. Por politika ia ka bërë punën të pamundur SPAK. Mazhoranca bëri OFL dhe e ngarkoi SPAK me dosje pa fund. Dy vjet SPAK u mor me OFL. Edhe 5 mijë lekshi i policit në rrugë shkonte në SPAK. ishin gabime në hartimin e reformës në fillim. Nuk kishte agjent të BKH, nuk kishte prokuror, nuk kishte infrastrukturën burime teknologjike. Tani jemi në një pikë kulmore, ku partnerët ndërkombëtarë kanë besim dhe bëjnë aksione të përbashkëta. Kemi trajnime të vazhdueshme, kjo është suksesi i SPAK si strukturë e besueshme tek partnerët. Ka revansh të SPAK ndaj krimit të organizuar. Është vullneti për të vazhduar. Kemi dhe luftën ndaj korrupsionit. Nga të dyja forcat politike ka një agresivitet të pashpjegueshëm që akuzohen deri në marrëzira. E quajnë SPAK organizatë kriminale. Politika drejton jetën dhe ekonominë e vendit. Dumani kërkon heqjen e ndalimit që ka në kushtetutë. Jo zgjatje mandati. Ai thotë të kemi mundësi të kandidojmë në KLP.'

Gazetari Reldar Dedaj shikon një mbështetje shumë të madhe të SHBA ndaj SPAK por pritshmëritë kanë qenë më të mëdha.

'Struktura që ka ngjallur emocion dhe shpresë. Nuk kishim parë parakalime të nivelit të lartë në dyert e prokurorive. Por SPAK nuk ka kohë, pritshmëritë e opinionit ndaj drejtësisë, nxitimi është shumë i madh. SPAK ka krijuar një lloj asimetrie. Të kesh aleat superfuqinë botërore si SHBA që investohen drejtpërdrejtë që e këshillojnë dhe të shohësh statistika të tilla është shumë pak në 5 vite. Edhe në 3 vite apo 2 sa ka Dumani. Nuk ka ndodhur që një drejtësi të mbrohet të investohet në kapital njerëzor dhe të jesh në këtë nivel është shumë pak. Kam parë që në dosjen e inceneratorit SPAK ka avancuar shumë. Nuk kënaqem duke parë rrëzimin e tjetrit. Dua të vendoset drejtësi. Nuk jam me idenë që drejtësia të bëhet politike.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
'Berisha ka zvogëluar rëndësinë e non-gratas', gazetari: Ata që e nisën këtë punë t'i japin zgjidhje, qytetarët shqiptarë nuk munden se janë larguar

Reldar Dedaj u shpreh në Frontline se Berisha me retorikën e tij dhe veprimtarinë politike ka zvogëluar rëndësinë e non gratës dhe rëndësinë e Ambasadës së SHBA. Më tej shton se amerikanët që e nisën këtë vepër me non grata duhet ta çojnë deri në fund, pasi nuk mund të pritet zgjidhja prej qytetarëve shqiptarë që tashmë janë larguar. 

'Berisha e ka relativizuar non gratën. Kjo është e pamohueshme. E ka bërë diçka shumë të vogël të zakonshme. Me këtë revansh që po bën, analizë Sali Berisha po zvogëlon shumë ambasadën e SHBA. Është shumë skandaloze rëndësinë e ambasadës së SHBA në Shqipëri. Viza e kuqe nuk është lajm. Ambasada e SHBA i është përgjigj spinit të një kreu të opozitës. Por nuk harrojmë rrugëtimin si erdhi. Çfarë ndodhi me PD? Të gjithë strukturat e Berishës sot janë Sali Berisha. Ti në thelb po komunikon për Sali Berishën. Po flasim me mendimin e Sali Berishës. Nëse duan të ndalojnë këtë degradim të shoqërisë shqiptare, jepi zgjidhje përderisa e nise. Qytetarët nuk mund të japin zgjidhje, sepse qytetatët shqiptarë kanë ikur.'

Ora 22:50
Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Nesturi: Do të fitojë kohë! Nuk ka qëllim fitoren në zgjedhje, i mjaftojnë edhe 40 deputetë

Analisti Plator Nestur e shikon sulmin e Berishës ndaj SPAK si pjesë të axhendës së tij politike tani që afrohen dhe zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, Berisha nuk ka qëllim të fitoj zgjedhjet por do që të fitoj kohë, dhe do ishte i kënaqur të jetë kreu i PD-së dhe opozitës qoftë dhe me vetëm 40 deputetë.

Nesturi vijon më tej duke thënë se politika e Departamentit të Shtetit nuk mund të ndryshojë.

'Ndaj SPAK ka sulm nga politika. Kjo politikë nuk sulmon institucionet e tjera ndaj të cilëve kanë pakënaqësi qytetarët. Për çështje që nuk janë pjesë e SPAK. kemi dy nivele që kanë problematikë të madhe. Por SPAK në gjithë problematikën që është ndërthurur është bërë si një nyje gordiane. Kërkon një goditje me shpatë siç bëri Aleksandri. Nuk është koha e bisturisë por e shpatës. Kemi një sulm shumë hileqar. Duke e lidhur që SPAK është produkt i Soros. Ndërhyn pak dhe me zgjedhjet në Amerikë. Si krijimi i Soros nuk meriton të ketë besueshmëri. DASH është një nga nxitësit më të mëdhenj.

Tashmë që kemi një ekip të ri që ka fituar në SHBA dhe duke parë këtë demagogji që përdor lideri i PD-së, do të godasë sërish politikisht, ndërkohë që jo rastësisht ka patur këto mbështetje. Grenell është bashkëpunëtor i Trump, kishin vënë bast goxha të madh. Synonte të ishte sekretar i DASH. Nuk e arriti. E shoh përpjekje për të fituar kohë meqë po vijnë dhe zgjedhjet. fakti që kemi një mbështetje aktuale dhe ndryshimet në DASH nuk ndodhin. Berisha mund të shpresoj se mund ti hiqet por që të ndryshoj qëndrimi i DASH ndaj SPAK e pamundur. Duket sikur po fitohet në këtë aspekt. Duket agjendë personale e Berishës, për të qenë pjesë e diktimit të PD. Nuk është i interesuar për fitore, thjesht për të qenë në krye. Edhe me 40 deputetë është i kënaqur. Kjo në vetvete dëshmon që nuk do ndryshoj gjë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për angazhime të reja.'

Ora 22:17
Dosjet e nxehta të SPAK, avokati Edmond Petraj: Pikantja për 2025 do jetë si u privatizua CEZ-i

 

Avokati Edmond Petraj komentoi dosjet më të nxehta në duart e SPAK. Sipas tij, ajo që pritet në 2025 të zbulohet është privatizimi i CEZ-it. 

'Nga dosjet më të nxehta, kemi dosjen Partizani, kemi dosjen CEZ DIA. Kemi zotin Meta, Berisha dhe Kryemadhi. Vetëm Berisha nuk ka dhënë dëshmi për këtë kallëzim. Këto janë dy dosjet që kulmojnë tek dy personazhet më të lartë të politikës. Për të kapur një politikan, bëj hetimin pasuror dhe del vetë situata. Nuk do ngelet deputet pa kaluar në filtër. Atë duhet të bënte inspektoriati po e bën vetë BKH. Pikantja për 2025 do jetë dosja CEZ DIA, privatizimi i CEZ.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist