Djali 5-vjeçar që u bë simbol i horrorit dhe tragjedisë së luftës në Siri kur një foto e tij ndërsa ishte i gjakosur dhe i mbytur nga pluhuri u bë virale, më në fund arriti të ribashkohet me prindërit e tij fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.
Omran Daqneesh dukej i traumatizuar teksa qëndronte vetëm i ulur në sediljen e ambulancës, pasi e morën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Alepo, qytezë e cila është shkatërruar nga sulmet ajrore.
Një infermiere e cila ishte kujdesur për djaloshin ka thënë se Omran është shprehur se nuk ka derdhur as edhe një lot, deri sa takoi nënën dhe babain e tij, të cilët u bashkuan me të në spital, pak pas arritjes së tij aty.
“Ai nuk tha asgjë, përveçse pyetjes për prindërit e tij”, ka thënë Abu Rajab nga Shoqëria mjekësore siriano-amerikane, raportojnë mediat e huaja.
“Vetëm kur i pa prindërit e tij, ai filloi të qante”, ka rrëfyer më tej ai.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com