Një ishull privat për Beyonce dhe Blue Ivy. Kjo është dhurata që reperi i njohur Jay-Z ka menduar si dhuratë për 5-vjetorin e martesës së tij me këngëtaren e njohur Beyonce.

beyonce

Sipas mediave të huaja Jay-Z pritet të shpenzojë rreth 2 milion euro për blerjen dhe më pas ndërtimin e një kompleksi në një nga ishujt e Bahamas.

Në këtë mënyrë reperi dëshiron që bashkëshortja dhe vajza e tij t’i kalojnë pushimet në qetësi dhe larg bliceve të paparacëve.

beyonce  

Ky ishull ndodhet disa minuta me avion larg Miamit, por në të mungon televizioni satelitor dhe nuk mbulohet tërësisht nga valët telefonike.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)