50 arbëreshë në Krujë për 550
vjetorin e fitores së Skënderbeut

50 arbëreshë në Krujë për 550<br />vjetorin e fitores së Skënderbeut
Për herë të parë, atmosfera e Pashkëve arbëreshe, e cila është e pandarë nga imazhi i heroit kombëtar Skënderbeut, do të përhapet edhe në Shqipëri.
 
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume tradicionale do të vijnë në Shqipëri për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane.

Ky manifestim mban emrin ‘Vallja e Fitores’ dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali.
 
Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekuj është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.
 
Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë.
 
Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.
 
Grupi arbëresh do të mbërrijë në Shqipëri më 22 prill dhe pasdite do të shkojë do të shkojë në Krujë ku do të bëjnë edhe një vizitë në formë parade nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, përmes Pazarit e deri brenda në Kështjellë.

Ditën e dytë, grupi do të bëjë homazhe te vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në Lezhë, datë që përkon me ditëlindjen e Gjergjit, më 23 prill 1405 dhe ditën e martesës së tij me Donikën, më 23 prill 1451.
 
Pasdite, grupi do të vizitojë Kështjellën ‘Rozafa’ në Shkodër. Ndërsa ne datën 24 prill grupi do të vizitojë Lezhën, Kepin e Rodonit, Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durrësit.

Me dëshirën që Vallja arbëreshe e  fitores të mbetet pasuri e folklorit kombëtar dhe të bëhet traditë e përvitshme edhe në Shqipëri, aktiviteti është mundësuar nga shoqata Foleja kombëtare e drejtuar nga Elida Jorgoni e më gjerë. Vallja e fitores në komunitetet arbëreshe festohet më së shumti pranë ditës së Pashkëve.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar