50 këngëtarë në Prokurori për
evazion fiskal, mbi 4 mln € dëm

50 këngëtarë në Prokurori për<br />evazion fiskal, mbi 4 mln € dëm
Këngëtarë dhe artistë të njohur nga Kosova do të përballen me ligjin për shkak të shmangies nga tatimi, evazionit fiskal, dhe pastrim të parave. Disa media në Prishtinë kanë publikuar një listë me emrat e tyre që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike. 

Këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatime shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të ardhurat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës. 

Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). 

Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen. 

1. Shkëlzen Jetishi - Xeni
2. Altuna Sejdiu -Tuna
3. Shkurte Fejza
4. Sinan Vllasaliu
5. Getoar Selimi - Geti (Tingulli Trent)
6. Sabri Fejzullahu
7. Ermal Fejzullahu
8. Shyhrete Behluli
9. Mihrije Braha
10. Edon Dedi- Dj Blunt 
11. Naim Abazi
12. Remzije Osmani


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni