Një 33-vjeçare ra në prangat e policië për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, pas hetimeve të prokurorisë, e cila hiqet si juriste në Gjykatën e Lartë dhe se përmes njohjeve të saj ndikonte në trupën gjykuese të Apelit për Krime të Rënda dhe të Lartën.
Operacioni policor i koduar "Bënça", i ndjekur prej një viti me metoda proaktive, arrestoi me vendim gjykate 'arerst me burg' dhënë në mungesë më 13 nëntor 2019, 33-vjeçaren Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë.
33-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar një person me inicialet B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu një të dënuar.
Personi me inicialet A.M., ishte i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.
Kjo nuk është hera e parë që Amerilda Leka mashtron njerëzit. Në vitin 2015 ajo është arrestuar sërish për një rrethanë të ngjashme. Amarilda Leka u kishte marrë lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e tyre. Në vitin 2015 ajo i mori 25 mijë e 500 euro vëllait të një të arrestuari me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu Xhorxh Gjoka të kapur me drogë. Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve.
Sipas organit të akuzës Leka nuk ka folur me asnjë gjyqtar por ka marrë eurot dhe ka humbur kontaktet. Në këtë e pandehura Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64%
-
Të gabuar
24.2%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4029
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
13 Janar, 15:30
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
13 Janar, 11:39
Kam një mendim!Ta vëme te lista e Ilir Metës!Shkon për këto punë......
PërgjigjuTani do e derrmojne keq
PërgjigjuKoke-kuqja mashtron pasqyren dhe jo me njerezit.
Përgjigjuzoti vasili si gjithmon shum i zgjuar. je aset ne dominot e lulishteve! rrespekte
Te gjitha femrat nga permeti merren me pun te pista jane femra ordinere permetaret..jan hajdute hipokrite bandite dhe langaraqe ...
PërgjigjuE vertere shume ordinere jane