'50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin' Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e krimeve Kastriot Palushi

'50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin' Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e krimeve Kastriot Palushi

Kastriot Palushi

Tirane- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Kastriot Palushin, oficerin e krimeve të Komisariatit nr. 4.

Një konflikt verbal mes dy personave, oficeri  Palushi tentoi ta përdorte për përfitime personale, por gjithçka doli kundër tij. Palushi u arrestua në flagrancë të dielën, 23 qershor 2024 nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi mori 50 mijë lekë të reja për të shmangur nga përgjegjësia penale një person.

Ai tashmë do të përballet me drejtësinë nën hetim  për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Vleftësimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrancë te shtetasit K. P., kryer nga oficerët e policise giyqesore me iniciative ne date 23.06.2024 ora 21,00.
Caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit K. P., i dyshuar pör kryerjen e veprave penale "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsioni pasiv ¡ personave qe ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga nenet 248 dhe 259/1 tê Kodit Penal, atë të-Arrest ne burg, me afat 15 dite, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
 Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e kétij vendimi.
Kunder ketij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykaten e Apelit te Juridiksionit të
Pergjithshem Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky qe fillon nga e nesërmja e njoftimit te ketij vendimi.
U shpall sot ne Tirane me date 26.06.2024.

Menjëherë pas arrestimit nga AMP erdhi dhe shkarkimi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i cili njoftoi se kishte nisur dhe një hetim për drejtuesit e komisariatit nr 4 në Tiranë. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase