50 nxënës, 2 orë në këmbë për të shkuar në shkollë! Report Tv udhëton bashkë me fëmijët, nga Priska e vogël deri në Zall Herr

Eshtë e veshtirë të besosh që sot jo dy apo tre fëmijë në një zonë diku mes maleve, por 50 nxënës vetëm 18 kilometra larg Tiranës duhet të ecin dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Report TV shkoi në fshatin Priskë e Vogël dhe bashkë me fëmijët përshkoi rrugën deri në shkollën e tyre  në Zall Herr.

"Ndodhemi në fshatin Priskë e Vogël, jo shumë larg kryeqytetit, vetëm 18 km. Shkolla është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme për ata të cilët duan të marrin dije apo t’i thellojnë njohuritë. Por për nxënësit e fshatit Priskë e Vogël të shkosh në shkollë është kthyer në një sfidë të përditshme pasi rruga mungon.

Bashkë me Eraldin, Xhesikën, Vanesën, Ervisin , Klevisën e me 50 fëmijë të tjerë të fshatit që na bashkohen rrugës jemi nisur për në shkollën e Zall Herrit."

Për shkak të rrugës së keqe po shkojmë në këmbë drejt vendit ku të vegjlit i pret furgoni.

Zgjimi i tyre i përditshëm nuk i ngjason fëmijëve të tjerë, në Tiranë apo edhe në qendra të tjera urbane. Për të mbërritur në kohë për orën e parë të mësimit, fëmijët duhet të ngrihen në orën 5:00 të mëngjesit.

"Ti e do shkollën?"- pyet gazetarja.

"Po, dhe dëshiroj që të bëjnë një rrugë që të shkojmë më lehtë në shkollë. Notat i kam  4 dhe 5" - thotë një nxënës.

"Unë zgjohem në orën 5 për t’u bërë gati e më tej për të shkuar në shkollë në orën 5. Nuk kam pasur raste që kam përtuar për të shkuar në shkollë sepse s’kemi ca t’i bëjmë" - thotë një tjetër nxënëse.

"Notat i kam 4 dhe 5. Kur bie shi kemi shumë vështirësi për rrugën".

Në ditë me reshje këta fëmijë e përshkojnë të gjithë rrugën me këmbë. Furgoni nuk u vjen.

“Kam bërë shumë mungesa në shkollë për shkak të rrugës dhe kur bie shi është shumë baltë. Kur bie shi na dalin mamatë me çadër. Bëhet shumë keq. Deri te shkolla rruga më bën 60 minuta. Me makinë n amban më pak ndërsa në këmbë na mban dy orë. E kemi patur një autobus, dhe kemi patur raste që kemi shkuar në këmbë, pasi autobusi nuk ngjitej dot. U lodha shumë atë ditë” - tha një nxënës.

Së bashku me ta u bashkuan dhe fëmijë të tjerë për të shkuar në shkollën e Zall Herrit. Nxënësit e Priskës së Vogël e nisën këtë vit shkollor dy javë me vonesë se bashkmoshatarët.  

Prindërit tregojnë se ministria e Arsimit ua mbylli shkollën e fshatit me argumentin se klasave kolektive. Në këto kushte nxënësit, por dhe fëmijët e kopshtit sfiliten çdo ditë për të shkuar deri në Zall Herr.

“Tani që fillojnë dhe shirat e rruga është cope cope është vështirë. Normal që fëmijët kanë bërë shumë mungesa se kur është shi ku do të shkojnë, I bie të ecin gjysëm ore në këmbë.”

“Transportin, gjysmën e paguan bashkia, ministria e arsimit dhe gjysmën fshatarët vetë. Mua kostoja më shkon 40 mijë lekë të vjetra sepse kam 4 fëmijë në shkollë dhe jam me ndihmë ekonomike, të ardhura s’ka tjetër. Rrugën i kam kërkuar bashkisë së Tiranës me shkrim dhe pranë njësisë. Gjithashtu në drejtori arsimore kam qenë dhe në ministr të arsimit, në drejtori rajonale po ashtu, kam dërguar dhe e-maile dhe nuk është marr asnjë masë” - thonë fëmijët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/10/2022 16:11

    Erion Fiku , te doli emri qe je mashtrues me punen e shkollave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet