Një datë e veçantë, një ngjarje apo përkujtimi i një miku apo njeriu të dashur mund të përjetësohet me një veprim të thjeshtë, duke mbjellë një pemë.

Nismës së Bashkisë së Tiranës nuk i janë bashkuar vetëm biznese, organizata apo përfaqësi diplomatike por edhe qytetarë të thjeshtë.

Një rast domethënës është ai i qytetarit nga Tirana, Drini Kardhashi i cili 50-vjetorin e ditëlindjes së tij zgjodhi ta festojë duke mbjellë një pemë.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka vlerësuar gjestin e Drini Kardhashit si një mënyrë për të kthyer besimin tek e ardhmja e qytetit. Sipas Veliajt kush dhuron një pemë dhuron jetë për gjithë kryeqytetin tonë. 

“Ndërkohë që disa vetëm flasin e flasin z. Drini Kardhashi, i dhuroi Tiranës, një pemë bliri për 50 vjetorin e tij. Shembuj konkret, që të kthejnë besimin tek e ardhmja e qytetit. Dhuro pemë, dhuro jetë”, shkruan kryetari i Bashkisë në rrjetin social Facebook.

[gallery]25139[/gallery]

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com