500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës, si 'frika ruajti vreshti' në rrugët e vendit! Më pak aksidente dhe vdekje

500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës, si 'frika ruajti vreshti' në rrugët e vendit! Më pak aksidente dhe vdekje

Foto ilustruese

Siç pritej, këtë verë u shtua ndjeshëm qarkullimi i automjeteve në rrugët e Shqipërisë. Të dalë nga një dimër i vështirë pandemie, qytetarët e Shqipërisë u turrën për pushime ditore e javore si drejt deteve, edhe drejt maleve.

Ndërkohë edhe qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Sërbisë u dyndën në Shqipëri, duke shfrytëzuar politikën e kufijve të hapur ndaj të gjithë shtetasve të huaj (pa i testuar në kufi për Covid-19 apo pa u kërkuar dokumentacion në lidhje me të). Për të mos folur pastaj për emigrantët, që erdhën të pushojnë në mëmëdhe.

Kjo rritje e ndjeshme e qarkullimit të mjeteve nëpër rrugët e vendit, padyshim që do të sillte edhe rritjen e probabilitetit të aksidenteve. Por Policia Rrugore i doli të keqes përpara, dhe e rriti ndjeshëm praninë dhe aktivitetin e saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Nga katalogimi i informacioneve të përdishme zyrtare në media, rezulton se gjatë tremujorit Qershor-korrik-gusht janë arrestuar rreth 500 drejtues mjetesh (kryesisht për drejtim mjeti nën ndikimin e fortë të alkolit ose të drogave). Ndërkohë që u është hequr leja e qarkullimit mbi 10 mijë drejtuesve të mjeteve dhe janë vënë dhjetra mijra gjoba.

Si rrjedhojë, niveli i aksidenteve, vdekjeve, e plagosjeve të rënda në rrugët e vendit ishte pak a shumë i njëjtë me vitin 2019 (vitin para pandemisë), megjithëse numri i automjeteve në qarkullim mund të jetë rritur ndjeshëm këtë verë. Këshilla e urtë “frika ruan vreshtin” duket se është përdorur me efikasitet nga Policia Rrugore kësaj here. Dhe ndoshta duhet përdorur edhe në vazhdim.

Sidoqoftë, në një horizont afatgjatë, duhet menduar për një modernizim teknologjik të sistemit të vrojtimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për një fushatë më të fuqishme sensibilizuese, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos arrijnë tek pika ku duhet të ndëshkohen me burg, me heqje patente, apo me gjobë…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës