LUSHNJE-Policia ka sekuestruar një kallëp tritoli, ndërsa ka arrestuar dy persona në flagrancë.
 
Të arrestuar janë Sokol Isufaj 35 vjeç dhe Ahmet Myftari 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
 
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pas një hetimi një mujor në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” Lushnje, i'u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një kallëp eksploziv, tritol.
 
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejt shumave deri në 500 euro.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive" parashikuar nga Neni 282/a i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com