Kartëmonedha 500 euro e hedhur në qarkullim 14 vite më parë është një kartëmonedhë e cila më së shumti është përdorur nga grupe kriminale dhë në aktivitete të jashtëligjshme.
Në këtë rezultat ka arritur Njësia Qëndrore e Policisë Europiane Europol e cila pak ditë më parë ka përshëndetur vendimin e Bankës Qëndrore Europiane për të mos prodhuar më prerjen 500 euroshe.
Kjo kartëmonedhë është një prej 7 prerjeve të hedhura në qarkullim prej vitit 2012 dhe është kartëmonedha me vlerën më të lartë.
Por sipas Europol dhe pse prej 14 vitesh në qarkullim 30 % e kartëmonedhave të hedhura në treg nuk janë parë apo prekur asnjëherë prej shumicës së popullsisë në Europë por dhe në botë.
“Europol përshëndet vendimin e Bankës Qëndrore Europiane për të mos hedhur më në qarkullim prerjen 500 euro, para e lidhur ngusht me aktivitetet kriminale. Kjo prerje rezulton që për shumicën e popullsisë të mos jetë parë apo prekur ndonjëherë. Kjo ngre pyetjen se për çfarë kjo prerje paraje është përdorur dhe a është e lidhur me aktivitetin kriminal”, shprehet Europol në deklaratën e 5 majit 2016.
Kartëmonedhat që janë në qarkullim në prerje euro janë 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro ndërsa kjo e fundit përdoret rregullisht në 25 vende, 23 prej tyre anëtare të Bashkimit Europian.
Dhe pse Shqipëria nuk prodhon para në Euro nuk kanë munguar rastet kur policia apo agjensitë e zbatimit të ligjit kanë sekuestruar në aktivitete kriminale prerje 500 euro në sasi të mëdha çka përligj dhe raportin e Europol se kartëmonedha me vlerë të madhe është e lidhur me aktivitetet e paligjshme.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO