/ATSH-AFP/ - Marina spanjolle shpëtoi sot në mëngjes 500 imigrantë në përpjekje për të mbërritur në Evropë në bordin e një anijeje peshkimi, zbuluar në brigjet libiane, bëri të ditur Ministria e Mbrotjes.
"Të 517 imigrantët, 33 prej të cilëve fëmijë dhe dy foshnja, ndodheshin në kushte shumë të vështira, të bllokuar në bordin e një anijeje të vjetër peshkimi vetëm 20 metra e gjatë", njoftoi ministria në një komunikatë.
Ata u shpëtuan dhe u morën nga fregata "Canarias", me 200 ushtarë spanjollë në bord, gjatë një operacioni shpëtimi që zgjati gjashtë orë.
"Imigrantët do të zbarkonin në ishullin italian të Lampedusas", shtoi komunikata.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA