Furgoni i nisur nga qyteti i Vlorës zbriti në portin e Brindisit mbrëmjen e djeshme ndërsa për të mos u pikasur nga qentë nuhatës pakot e drogës ishin lyer me benzinë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i furgonit, 47-vjeçari Perlat Çarçani. Ai është justifikuar para policisë duke thënë se nuk kishte dijeni për ngarkesën.
Policia dyshoi se në furgon kishte diçka pasi ai zbriti në port pa ngarkesë. Por pasi kontrolluan pjesët e brendshme të furgonit u zbuluan 300 pako me marijuanë.
Sipas mediave italiane çdo ditë automjeteve që zbresin në portin e Brindisit nga Shqipëria iu bëhet një kontroll i imtësishëm. Nga të dhënat ka rezultuar se i njëjti automjet ka zbarkuar në këtë port dy herë në shkurt të vitit 2015 dhe njëherë në gusht 2015.
Në polici 47-vjeçari shqiptar ka thënë se kishte shkuar në Itali për të marrë mobilje, dhe se ishte paguar 250 euro. Sipas mediave italiane kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në këtë port.
(Drejtuesi i furgonit, Perlat Çarçani)
(Furgoni që transportonte marijuanën)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)