Zgjedhjet vendore, Meta: Nisim ristrukturimin e partisë! Lobimi rus? U bë shkak që Basha të digjte mandatet dhe t'i japë Ramës të gjitha pushtetet

TIRANË- Ilir Meta ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet vendore të 2023, ndërsa synon që të rimarrë bashkitë. Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë, Ilir Meta caktoi sot drejtuesit për 11 njësitë në Tiranës, ku tha se ato do të jenë përgjegjës për ristrukturimin e partisë, pasi duhet një organizim më i mirë për tu bërë gati për zgjedhjet vendore 2023.

Kreu i Partisë së Lirisë, komentoi edhe çështjen e skandalit të financimit rus të PD-së në 2017 me rreth 500 mijë dollarë, ku tha se kjo është një aferë e cila u bë shkak që Lulushi të digjet mandatet dhe t’i jepte të gjitha pushtetet Edi Ramës. Sipas Ilir Metës, kjo aferë u përdor për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit, siç ka bërë sot Edi Rama.

‘Është kënaqësi që të takohemi sot pikërisht vetëm pak muaj që na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve të Shqipërisë dhe nga rikthimi i bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë Edi Ramës. Nuk është thjesht problemi i parave ishin ruse nuk ishin ruse, atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cenuar padrejtësisht nga një veprim i tillë, se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës. U përdor një aferë që të bojkotonte opozita reformën në drejtësi, që ta kapte Rama. U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura Edi Ramës. Ishte pikërisht kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë Edi Ramës që të bëjë si i do qejfi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.’- tha Meta.

Me tone të larta, Ilir Meta hodhi akuza ndaj qeverisë të cilën e krahasoi me një sekt pa shpirt që duan ta shkatërrojnë këtë popull. Duke u ndalur tek protesta e pedagogëve për pagat, Meta u shpreh se ky është një plan i qeverisë për të larguar pedagogët nga vendi, kjo pasi qeveria do të rrënojë arsimin. Nga ana tjetër, sipas Metës, kriza energjetike po përkeqësohet me shpejtësi dhe se arsyeja kryesore është vjedhja dhe keqadministrimi i vazhdueshëm në këto 10 vite.

“Kostoja e energjisë nuk mund të faturohet te qytetarët. Kostoja e energjisë duhet të faturohet te korrupsioni i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij. Propaganda për kursim të energjisë është vetëm një mashtrim fasadë dhe nuk ka asnjë vlerë kur nuk i adresohet abuzuesit më të madh të energjisë që është OSHEE, një nga ndërmarrjet kriminale elektorale. Kjo e fundit humbet 23% të energjisë dhe është shpenzuesja më e madhe e të ardhurave që krijon sistemi energjetik. Qeveria nuk ka investuar asgjë për rritjen e prodhimit të energjisë. Duan të shkatërrojnë këtë popull me vendosjen e çmimit të tregut për energjinë. Faturat mund të shkojnë 300-500 mijë lekë të vjetra për familjarët ndaj duhet liberalizim urgjent i lejeve për energjinë diellore si dhe mundësi reale për vendosjen e paneleve diellore për konsumatorët familjarë me mundësi për ta futur në rrjet në rast se prodhohet më shumë se sa nevojat”, tha Meta.

11 drejtuesit e Partisë së Lirisë në Tiranë

Njësia 1: Endrit Braimllari
Njësia 2: Erisa Xhixho
Njësia 3: Brisida Shehaj
Njësia 4: Elona Guri
Njësia 5: Ilir Meta
Njësia 6: Floida Kërpaçi
Njësia 7: Monika Kryemadhi
Njësia 8: Klevi Pojana
Njësia 9: Tedi Blushi
Njësia 10: Kejdi Mehmetaj
Njësia 11: Endrit Braimllari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Meta cakton drejtuesit për 11 njësitë në Tiranë: Na duhet një organizim më i mirë, jeni përgjegjës për zgjedhjet vendore

1663264467_WATERMARKREPORTtv.01044817.Still007.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka caktuar drejtuesit për 11 njësitë në Tiranë. Meta tha se do jenë përgjegjës për ristrukturimin e partisë, pasi duhet një organizim më i mirë për tu bërë gati për zgjedhjet vendore 2023.

“Është koha për veprim, pasi gjithçka është e qartë, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj qeverisje të pashpirt. Besoj te të gjithë ju dhe Partia e Lirisë do shkëlqejë në këtë betejë për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë. Na duhet një organizim më i mirë se tani, për të 11 njësitë, dua tu komunikoj disa nga drejtuesit kryesorë që bashkë me strukturat ekzistuese do nisin punën që nesër në çdo njësi. Kanë për detyrë të bëjnë skaner të gjitha njësive.

Njësia 1: Endrit Braimllari
Njësia 2: Erisa Xhixho
Njësia 3: Brisida Shehaj
Njësia 4: Elona Guri
Njësia 5: Ilir Meta
Njësia 6: Floida Kërpaçi
Njësia 7: Monika Kryemadhi
Njësia 8: Klevi Pojana
Njësia 9: Tedi Blushi
Njësia 10: Kejdi Mehmetaj
Njësia 11: Endrit Braimllari

Kanë për detyrë ti bëjnë skaner njësisë së tyre, janë përgjegjës për zgjedhjet e reja, për fitore. Protesta dhe zgjedhje. Zgjedhje dhe protesta”, tha Meta.  

Ora 20:03
‘Isha në dilemë’/ Meta tregon si mori përsipër ‘ndërtimin’ e kishës: Jam i lumtur për vendimin për Katedralen Ortodokse

1663268150_eta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e strukturave të Tiranës, kujtoi marrjen e vendimit kur ishte kryeministër, për ndërtimin e Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Ai tha se është i lumtur pasi nëse nuk do të kishte marrë ketë vendim, për të kompensuar tokën që i takonte kishës, në vend të saj do të ishte ndërtuar ndonjë kullë 100 kateshë.

‘Isha në dilemë kur isha kryeministër, pasi kreu i Kishës Ortodokse, më erdhi në zyrë dhe më kërkoi tokën për katedralen. ‘Ku e keni ju? Te hotel Tirana. Po si t’ia bëjmë, ta shembim tu kthejmë ju tokën që u takon? Nuk duam patjetër atë, diçka të ngjashme, eikuvalente. Po ku ka? Po tha ka…’ U vura në dilemë se ai ishte në të drejtën e tij, ata ende si kanë marrë të gjitha pronat që u takojnë për shkak të këtyre vampirëve… debatin më të madh e kisha me dy ortodoksë të PS, sepse nuk ishin dakord për një vendim të tillë, por unë gjykova se kjo u takon.

Jam aq i lumtur sot për këtë vendim që kam marrë atëherë sepse nëse nuk do ishte bërë ajo katedrale do ishte ndo një kullë 100 kate në vend të saj, sepse ju e patë, se çfarë bën rilindja kur ka 100% të pushteteve në dorë. Rama dhe Veliaj kanë firmosur qindra kulla, duke u marrë frymën qytetarëve të Tiranës. Vetëm për shkak të Rilindjes, Tirana është shndërruar në qytet armiqësor për fëmijët dhe të moshuarit që përballen me beton. Ka shkretuar Tiranën dhe qyteti digjet nga vapa.

Qytetarët e Tiranës që kanë pagat më të ulëta në rajon, paguajnë taksat më të larta. Tirana është shndërruar në një lavatriçe të parasë së pistë në vend për kriminelët’, u shpreh Meta

Ora 19:20
Partia e Lirisë: Nuk do ta falim shpopullimin, do të riorganizohemi në çdo bashki

 

Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në kryeqytet njoftoi një riorganizim të strukturave drejtuese teksa  tha se qytetarët e  Tiranës po përballen më një masakër urbane.

"Tani është momenti të riorganizohemi më fort në Tiranë , të jemi prezentë në çdo pallat, në çdo shqetësim që kanë qytetarët e Tiranës. Jemi të vetëdijshëm qe po përballemi me një masakër urbane në Tiranë. Një organizim në nivel parti, një ndërthurje me njëri-tjetrin . Nga bashkia e Tiranës do të shkojmë në çdo bashki. Ne nuk do ta falim shpopullimi. Nga sot në Tiranë , Partia e Lirisë do të jetë Partia e gjithë përfshirjes.", tha  Brahimllari.

Ora 19:18
Kryemadhi në takimin e Partisë së Lirisë me strukturat në Tiranë: Do ristrukturojmë çdo degë, të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka hapur ditën e sotme takimin me strukturat e Tiranës.

“Ajo është një nga detyrat tona kryesore është përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale. Është e rëndësishme angazhimi i secilit prej nesh për të pasur një strukturë që i përgjigjet qytetarëve. Dhe në fund e zgjidh problemin e tyre. Të gjithë jeni njohur me angazhimet në javët e fundit.

Dega e Tiranës do të vazhdojë ristrukturimin e saj në çdo degë. Duke filluar me zonën urbane dhe pastaj edhe në njësitë administrative. Ju falënderoj për angazhim në zgjedhjet e fundit edhe pse rezultati nuk ishte ai që pritej. Më vjen mirë që ridimensionimi i partisë është mirëpritur nga qytetarët. Quaj të domosdoshme mirëfunksionimin e saj.

Zgjedhje që do të vijnë kërkojnë përgatitje të strukturave tona për prezantimin e programit të Partisë së Lirisë te qytetarët. Ndërprerja e marrëdhënieve me votuesin bën që ne të largohemi”, deklaroi Kryemadhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • usa emigrant: 16/09/2022 13:17

    mos harro se edhe ti je nje nga ato qe i tregove usa qe rusia ishte nje superfuqi dhe u krekose se ruset kane super ushtri o koktul , dergove dhe ushtarin tend te KOKSH ne rusi Bezhanin xhuxhin tjeter te ushtrise tende duke bere foto me Putinin je i implikuar ne shume afera korruptive o spiun i cepanit

    Përgjigju
  • ymeri: 15/09/2022 23:18

    I DHE LULISHTEN NE MES TE TIRANES PER TE BERE KISHE,,,,,PSE NUK E LE LULISHTE,,,,E BERE KETE PER VOTA..PSE NUK BERE REFERENDUM NE TIRANE ,,,MEQE NA E THUA PERDITE...E PESOFSH SA ME SHPEJT MOR MALOK I SKRAPARIT,,,,//////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik