Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar nga qelia shqiptarët për 82-vjetorin e Çlirimit të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe për patriotët që luftuan për çlirimin e atdheut dhe më pas u përballën me persekutimin e regjimit totalitar. Meta ndodhet në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë tri akuza të ngritura nga SPAK, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë.

Postimi i plotë i Metës në Facebook

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!

Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Dëshmorët dhe Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të gjithë të rejat dhe të rinjtë patriotë idealistë që luftuan dhe derdhën gjakun për Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e Shqipërisë.

Me të njëjtin respekt përulemi edhe para të gjithë patriotëve që luftuan për çlirimin e Atdheut, por që më pas u përballën me persekutimin e regjimit totalitar.

Lavdi të përjetshme nga Mujo Ulqinaku te Qemal Stafa, Margarita Tutulani, Vojo Kushi dhe mijëra të tjerë!

NUK KA LIRI PA SAKRIFICAT MË SUBLIME!


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Uron Rama