Këshilli i BE-së i ka dhënë dritën jeshile këstit të katërt prej 500 milionë euro të ndihmës ushtarake për Ukrainën , duke arritur në 2 miliardë.
"Historia e së nesërmes po shkruhet sot, në fushat e betejës së Ukrainës . Me këto 500 milionë euro, BE-ja ka ndarë gjithsej 2 miliardë euro për të mbështetur furnizimin me pajisje ushtarake nga shtetet anëtare të BE për forcat e armatosura ukrainase", tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
"Kjo mbështetje është vetëm një pjesë e përpjekjeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë të vendosur të vazhdojnë. Ne e kemi bërë këtë që nga fillimi i luftës dhe do të vazhdojmë deri në fund".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror









