Kërkimet për naftë dhe gaz në det, 500 milionë euro investime në Greqi për 7 vitet e ardhshme

500 milionë euro është shuma që pritet të investohet në Greqi për kërkime në tokë dhe në det për naftë dhe gaz. Gazeta greke Kathimerini, shkruan se deklarata është bërë nga kryetari i kompanisë shtetërore, të Menaxhimit të Burimeve Hidrokarbure, Yannis Bassias.

Sipas Bassias, këto para do të investohen për 7 vitet e ardhshme. Teknologjia do të lejojë që të bëhen shpime në thellësi deri në 3 mijë metra. Kërkimet për naftën janë planifikuar që të bëhen në Greqinë perëndimore, pas rezervave që janë gjetur në Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi.

Kërkimet për naftë në Greqi vijnë pasi debati preku muaj më parë edhe vendin tonë. Në Shqipëri u përfol se Greqia do të zgjeronte ujërat territorial drejt Shqipërisë në një zonë e cila ka potencialisht naftë dhe gaz natyror.

Shkrimi i gazetës greke Kathimerini

 

Prej 1 viti kanë nisur negociatat për të zgjidhur një sërë çështjesh mes dy vendeve, ende nuk ka një marrëveshje të dakordësuar. Disa javë më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deklaroi se presidentit i është dërguar një draft-marrëveshje. Ndërkohë Meta, e ka bërë të qartë se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje me Greqinë pa u certifikuar më parë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit prej përjashtimeve nga procesi i Vettingut.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/12/2018 16:32

    Punet e tyre le ti bëjnë si të duan në tokë të tyre por larg duart nga toka jonë dhe deti ynë. Gjithashtu larg të bërit biznes më grekët se janë batkçinj. Mendjen e kanë si të të mashtrojnë. Nuk bëjnë kurrë biznes të ndershem. Nuk ka më të keqinj se ata!

    Përgjigju
    • Scodrinon: 03/12/2018 13:34

      Ashtu eshte o Fredi, por nuk ka kufi nen toke, ne pellgun e naftes/gazit. Eshte si te marresh nje tas te mbushur me qumesht dhe ta ndash pergjysme. Kush fut pipzen i pari, ne gjysmen e tij, pi me shume. Ne na duhet te nxjerrim gazin sa me shpejt, perndryshe ta “thith” gerrqia gjithe “qumeshtin” ne gjysmen tende te tasit. Shpresoj qe te kemi mend ne koke dhe te fillojme puninet per nxjerrjen e gazit ne anen tone.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja