Shqipëria dhe Greqia me polici të përbashkët në Kakavijë! PD: Asnjë shërbim për qytetarët, vetëm shtim kostosh! PS: S'është marrëveshja e detit e Saliut dhe Lulit

Një kërkesë e shtetit grek ndaj Shqipërisë për ngritjen e një pike të përbashkët policore në Kakavijë ka 'nxehur gjakrat' në Parlament mes socialistëve dhe demokratëve, edhe pse e votuan unanimisht në komisionet parlamentare.

Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë e bërë nga pala greke për shkëmbim të informacioneve dhe asnjë shërbim për qytetarët, veç rritjes së kostove.

"Do të ishte mëse normale që marrëveshje të tilla të bashkëpunimit ndërkufitar, t’i shërbenin kalimit ose të mallrave ose individëve. Ajo që çfarë ishte shkëmbim, nuk ishte gjë tjetër veçse një kërkesë e bërë nga pala greke për shkëmbimin e informacioneve. Asnjë shërbim tjetër për qytetarët, veç rritjes së kostove."-tha Alibeaj.

Deputeti Dashnor Sula u shpreh se ky është një tregues mosbesimi nga ana e tyre.  

"Kjo marrëveshje tregon që ata s’kanë besim tek pala jonë"-tha ai.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu kundërpërgjigj duke kujtuar marrëveshjen e detit të vitit 2009.

"Nuk është marrëveshja me Greqinë që është votuar në 2009 që e negocioi Luli dhe e votoi Saliu, të gjitha haqet Saliu e Basha i kanë bërë bashkë. Pjesë e non gratës së Saliut janë edhe veprimet Lulit. Se nuk i mori të gjitha Saliu dhe Luli doli i palagur."-tha Balla.

Marrëveshja për ngritjen e pikës së përbashkët policore, parashikon që përmes shkëmbimit të informacioneve mes palëve të krijohet reciprocitet në luftën kundër krimit.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë