LUSHNJE- Një 50-vjeçare është nisur drejt Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, pasi dyshohet për koronavirus.

Burime për Report Tv bëjnë me dije 50-vjeçarja kishte ardhur nga Italia. Për drejtorin e spitalin e Lushnjes 50-vjeçarja ka pasur simptoma normale të gripit, por nisur nga fakti që vinte nga Italia, ajo është dërguar në QSUT për të bërë analizat.  

Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total numri i rasteve të testuara ka shkuar rreth 53, dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Së fundmi ka qenë në Korçë, të një tjetër 50-vjeçareje.