Shqipëria është pjesë e listës së 51 destinacioneve ku numri i turistëve në vit, tejkalon numrin e banorëve. Sipas të dhënave më të fundit të vlefshme raporti turistë banorë ishte 1.15. Ndër të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria tejkalon numrin e turistëve për banorë.

Ky tregues për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën është 0.14 dhe  për Maqedoninë 0.2 turistë për banorë.

Çfarë ndodh nëse pjesëtojmë numrin e turistëve me numrin e popullsisë së vendit pritës për të përllogaritur raportin turistë për banorë? Sikurse tregohet edhe në hartën më poshtë me të dhënat e Bankës Botërore për vitin e fundit që ka të dhëna të vlefshme për të gjitha shtetet, me ngjyrë të errët paraqiten shtetet ku numri i turistëve e tejkalon numrin e banorëve.

Vendet më popullore në botë?

Sipas të dhënave për vitin 2016, më të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit, është Franca me 82.6 milionë vizitorë.

Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77.5 milionë, dhe e treta Spanja me 75.6 milionë banorë.  Ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e shtatë me 35.8 milionë.

Principata e Andorrës tejkalon të gjitha shtetet, Mirëpriti në 2014-n 2.36 milionë turistë, por vetëm 70 mijë persona janë banorë. Rezulton që raporti turistë rezidentë të ketë qenë 33.5.

Macau renditet e dyta me 24.8 turistë për banorë, e ndjekur nga disa prej perlave të Karaibeve, ishujt Virgin (12.8 turistë për banorë). Më total janë 51 destinacione ku numri i turistëve tejkalon numrin e banorëve vendas- më poshtë lista.

Një tjetër vend interesant por që nuk përllogaritet në të dhënat e Bankës Botërore është Vatikani. Çdo vit, Vatikani tërheq mbi 5 milionë vizitorë dhe ka vetëm 842 banorë. Pothuajse 6000 turistë për banorë, duke kaluar automatikisht në vendin e parë.

Mbretëria e Bashkuar ka një popullsi prej 65.14 milionë banorësh, thuajse dyfishi i numrit të turistëve të huaj që e vizituan vendin, 32.61 milionë./monitor

harta
   (Të dhënat e Bankës Botërore, me ngjyrë të errët shtetet ku numri i turistëve e tejkalon numrin e banorëve)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com