Ditën e sotme një 51 vjeçar me banim në Kukës është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në Vlorë. Bëhet fjalë për 51 vjeçarin e identifikuar si A.K, trupi i të cilit është gjetur i pajetë rreth orës 10:30 në fshatin Alikok.
Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Komento