Një tjetër avari në rrjetin e ri të ujësjellësit është regjistruar sot në zonën e Skelës në Vlorë, ndërsa investimi prej 16 milionë eurosh për furnizimin me ujë të qytetit vijon të jetë larg përfundimit.

Projekti, i nisur në vitin 2023, parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë për rreth 95 mijë banorë. Sipas afatit fillestar, punimet duhet të kishin përfunduar në vitin 2025, por ky afat është shtyrë disa herë.

Pas shtyrjes së afatit deri në fund të vitit 2026, tashmë viti 2027 duket si afati më i mundshëm për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, ndërhyrjet në rrjetin nëntokësor kanë sjellë probleme të vazhdueshme në qytet, ku avaritë në linjën e re të ujësjellësit janë bërë të shpeshta.