5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi

“Tirana po pret një bum turistësh këtë sezon vere. Muzeu Historik Kombëtar, Piramida, sheshi ‘Skëndërbej’, Bunkart, liqeni i Bovillës mbeten destinacionet kryesore të vizituara nga të huajt.”

Rreth  5.2 milion të huaj zgjodhën  Shqipërinë për ta vizituar në shtatë muajt e parë të vitit 2023, me një rritje më shumë se 30 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa në hartën e vendeve më të vizitueshme kryeqyteti nuk mungon.

“Tirana realisht nga qyetet më të pëlqyera të turistëve të huaj sepse Tirana ka shumë çfarë të ofroj, ofron historinë , ofron natyrën , ofron kulinari, gjithashtu jetën e natës.”- tha Riges Beqiri i guidës kombëtare.

Disa zgjedhin eksperiencat me guidë e të tjerë zgjedhin të vijnë me miqtë apo familjen.

“Nga të gjithë llojet e kategorive përgjithësisht të huajt preferojnë me guida se kështu ndihen më të qetë e më të sigurt në udhëtim. Ka një rritje shumë të madhe këtë vit ka shkuar jashtë pritshmërive. Bunkart2 është padyshim   kryesore historike të qytetit , sheshi Skëndërbej, Muzeu historik Kombëtar , Piramida , zona e bllokut , pastaj nëse zgjerohemi  më shumë është rruga e tabakëve , teleferiku, Dajti dhe vazhdojnë dhe destinacionet tjera me Bovillë, Ujëvarën e Shëngjergjit.”- tha Beqiri.

Shumëkush nga të huajt e sheh Tiranën për herë të parë. Të impresionuar nga gjithçka kanë vizituar këtu ata premtojnë një vizitë të dytë.

“Jam nga Franca dhe është hera e pare që vij këtu . Tirana na pëlqen. Unë erdha dje dhe duket qytet I bukur , me shumë gjëra që mund të bësh të shkosh.”-tha ajo.

“Është shumë bukur këtu. Kam vizituar jugun një javë. Më pas erdha në Tiranë, Kam pare piramidë, sheshin e madh. Kaq deri tani ka nj՞ orë që kam mbërritur në Tiranë. Do t’ua rekomandoj miqve. “

Vij nga Australia. Është hera ime e pare këtu . Është dita ime e pare këtu dhe është fantastike. Më pëlqen sesi arkitektura e Piramidës. Po e shijoj vërtet . Më pas do të vizitoj sheshin Skëndërbej dhe Bunkart 2. Jam këtu me shokët e mi.” – tha ai.

Të dhënat të tjera nga Ministria e Turizmit treguan se për periudhën deri në Qershor peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar vijon ta mbajë Kosova, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit.

G.MO/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës