TIRANË- Kurba e infektimeve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje, krahasuar me pak javë më parë. Sot janë regjistruar 522 raste të reja, pothuajse gjysma e infektimeve që u raportuan një ditë më parë. Numrin më të lartë të rasteve të reja e mban Tirana, për t'u ndjekur më pas nga Fieri dhe Durrësit.
Fatkeqësisht, betejën me COVID e kanë humbur 4 qytetarë.
"Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç", thuhet në njoftim.
Edhte situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Nga 168 pacientë të shtruar një ditë më parë në spitalet COVID, sot janë raportuar për 130 të infektuar që po marrin trajtim më të specializuar. Mirëpo, për fat të keq është rritur numri i pacientëve që po kalojnë një formë të rëndë të virusit. Aktualisht, janë 21 persona në gjendje të rëndë, për këtë arsye ministria e shëndetësisë apelon të gjithë qytetarët që të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga forma agresive e virusit.
Rastet e reja
290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.
Statistika (31 Janar 2022)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156