535 të arrestuar në një javë në të gjithë vendin! Gjatë 24 operacione, sekuestrohen armë zjarri, drogë, një laborator kanabisi dhe rreth 1 milion euro false

Gjatë një jave u arrestuan, proceduan dhe shpallën në kërkim 535 persona në total nga forcat e Policisë së Shtetit. Nga këta 164 u arrestuan për vepra të ndryshme penale, 354 të proceduar dhe 17 të shpallur në kërkim. Sipas statistikave të përpiluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga e hëna e 14 shkurtit u kapën në total 36 persona në kërkim, 31 prej të cilëve në kërkim kombëtar dhe pesë të tjerët në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i kontrolleve u zhvilluan 24 operacione policore të koduara: "Four", "Transit", "Stacioni", "Ndërveprimi", "Restart", "Bradasheshi", “Ulëza”, "No more", "Seven", "Eksplozivi", "Fati i lojërave" në tre raste të ndryshme, "Fake Test", "Lastra", "Lumthi", "Gramsh 2022", "Shëtitësi", "Lalm i Ri", "Contraband", "Moonlight", "Vjosa e pastër", "Ëhiteness" dhe "Shoshan".

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, si armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak, u evidentuan 13 raste, me 8 persona të arrestuar, 4 të proceduar dhe 1 në kërkim. Sa i përket sekuestrimeve të materialeve të paligjshme u gjetën 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara, një sasi paketash kontrabandë, peshore elektronike, çipsa, monitorë për lojëra fati, granata, radio policie dhe sende të tjera.

Në javën që po lëmë pas, Policia e Shtetit ushtroi plan operacional për gjetjen e laboratorëve të kanabis sativa në ambiente të mbyllura. Si rezultat i kontrolleve në të 12 qarqet e vendit u sekuestrua 1 të tillë në Tiranë, në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve.  Në këtë operacion u sekuestruan edhe llamba elektrike dhe aksesorë të tjerë që përdoren për të rritur kanabis pa ndihmën e dritës së diellit. Po ashtu u gjetën edhe dy të tjerë për teste të falsifikuara dhe ushtrim veprimtarie pa licencë e kasë fiskale.

U evidentuan 42 raste të krimeve mjedisore, me 41 persona të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. U evidentuan 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 10 persona të arrestuar, 8 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. Në fushën e narkotikëve u evidentuan 51 raste, me 24 persona të arrestuar, 32 të proceduar dhe 5 të shpallur në kërkim. 31 raste të dhunës në familje, me 16 persona të arrestuar, 15 të proceduar dhe 3 të shpallur në kërkim. Në fushën e krimit ekonomik u evidentuan 48 raste, me 6 persona të arrestuar, 41 të proceduar dhe 4 në kërkim. Ndërkohë u evidentuan 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 persona të arrestuar dhe 3 të proceduar.

Në fushën e qarkullimit rrugor u pezulluar 404 leje drejtimi, nga të cilat 300 për shpejtësi tej normave të lejuara, 85 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt. U arrestuan 78 shoferë, 48 në gjendje të dehur, 26 për pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Janë vendosur 16.110 masa administrative. Gjithashtu, u goditën 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve të Policisë.

Gjatë javës u arrestuan, proceduan dhe shpallën në kërkim 32 persona, nga të cilët 12 të arrestuar, 18 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. U kapën 9 persona në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. U proceduan 13 persona për kalim të paligjshëm të kufirit, 6 persona të arrestua për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe u proceduar penalisht 1 tjetër, për trafikim të automjeteve. U goditën 10 raste të falsifikimit të dokumenteve, për të cilat u arrestuan 6 persona dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë. Gjatë një jave, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 244.540 shtetas shqiptarë e të huaj, si dhe 91.048 automjete.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen