VLORË- Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e kaluar ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Brataj të Selenicës. Pas një sherri për motive të dobëta me një person tjetër 53-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Pas të shëtanve ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar”, njofton policia.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.