Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale ka përgëzuar Policinë për ekstradimin në Shqipëri të Leonard Mnella, 54 vjeç, i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burgim për një seri veprash të rënda penale.
“Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale, Policia e Shtetit, për punën e shkëlqyer në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE- për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar”, shkruan Balla.
“Një person 54-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale dhe ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në vitin 2003, në Amerikën Latine. Ky shtetas është subjekt hetimesh në Shqipëri për ngjarje kriminale të ndodhura shumë vite më parë në Shqipëri”, përfundon Balla.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revolucion në futbollin italian, pas Gravinës dorëhiqet edhe Gigi Buffon: Kemi dështuar
3 Prill, 08:47
-
Lufta në Iran/ Hegseth shkarkon shefin e shtabit të ushtrisë amerikane dhe dy gjeneralë
3 Prill, 08:38
-
Pritet të lirohen 2 mijë të burgosur/ Kuba miraton amnistinë më të madhe të viteve të fundit, ndërsa thellohet kriza ekonomike
3 Prill, 08:31
-
Lufta/ Shkatërrohet ura më e gjatë në Iran, Trump: Teherani të bëjë marrëveshje para se të jetë tepër vonë, radhën e kanë termocentralet
3 Prill, 07:17
-
Itali/ ‘Telashe’ të reja për qeverinë Meloni, gazetarja pranon se ka pasur një lidhje dashurie me Ministrin e Brendshëm
2 Prill, 22:55
-
Sulme nga Irani?/ Deputeti Malaj: Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, procedurë normale! Juristi Kara: Besoj SHBA, por është njoftim protokollar! Deliu: S'ka vend për panik
2 Prill, 21:44
-
‘E rreh gruaja, ende po shërohet nga grushti në fytyrë’- Trump tallet me Macron, Presidenti francez: Fjalët që dëgjova s’meritojnë përgjigje
2 Prill, 21:39
-
Spahiu: Presidenti me ligj duhet t'i heqë shtetësinë çdo shqiptari që bashkëpunon me regjimin e Iranit
2 Prill, 21:30
-
Grupi i Senatit amerikan për NATO-n: Kongresi s’do të lejojë tërheqjen e SHBA-së nga aleanca
2 Prill, 20:19
-
Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, dyshohet se kishte pakënaqësi për trajtimin e dosjes 'Epstein'
2 Prill, 19:41
-
Pas ndarjes i vuri flakën shtëpisë së ish-partneres, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali
2 Prill, 15:42
-
Hapja e Ngushticës së Hormuzit, mbi 40 vende në samit! Edhe Shqipëria pjesë e tryezës virtuale, ministri Hoxha: Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare
2 Prill, 14:56