55 të vrarë dhe qindra të plagosur në përballje me forcat e policisë është bilanci i protestave të forta antiqeveritare, prej një muaji, në vendin amerikanolatin, Peru.
Autopsitë e 17 civilëve të vdekur të vrarë gjatë protestave gjetën plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, shkruajnë mediet vendase. Situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit kanë djegur të gjallë një polic.
Të enjten, mijëra protestues u drejtuan për në kryeqytet, Lima, ku pati sërish përplasje të forta me policinë. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Mediet vendase shkruajnë se protestuesit kërkojnë rrëzimin e Presidentes Dina Boluarte, zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime të rëndësishme në politikat ekonomike të vendit.
Trazirat në vend filluan në dhjetor pas arrestimit të ish-presidentit Castillo, i cili u akuzua për grusht shteti kur kërkoi të shpërndate Parlamentin. Shumica e protestuesve janë nga zonat rurale të Perusë dhe mbështesin ish-presidentin, pasi e shohin si figurë përfaqësuese të tyre.
Castillio është presidenti i parë në vend që vinte nga zonat rurale dhe fitorja e tij, sipas medieve vendase, tronditi establishmentin politik të Perusë. Qytetarët që protestojnë thonë se ish-mësuesi i varfër nga malësia e Andeve i përfaqëson, pasi edhe ai jetonte në një shtëpi të thjeshtë dhe i dinte problemet e tyre.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
47.8%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2716
Lajme të tjera
-
Alba Malltezi: Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat
3 Mars, 12:00
-
VIDEO/ Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier
2 Mars, 10:08
-
Arrestohen protestuesit në Rusi, pikturuan rrugën jashtë ambasadës me ngjyrën e flamurit ukrainas(Foto)
23 Shkurt, 13:58
-
(Pseudo) pedagogët e universiteteve
22 Shkurt, 15:11
-
Sula: S’më pëlqen fjala revolucion! Rama të iki, opozita e Berishës s’e ngjall shpresën! Gjyqtarët të mos ndikohen nga presioni i protestës për vulën e PD
16 Shkurt, 09:24
-
Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal
16 Shkurt, 07:47
-
Opozita presion gjykatës më 3 mars? Berisha dhe Meta: Protestë epike, gjyqtarë urdhërohen nga Rama! Alibeaj s'mund të pranohet, bie sistemi i drejtësisë
15 Shkurt, 13:26
-
Pse është e urryer panorama e protestës së 11 Shkurtit
9 Shkurt, 18:05
-
Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë
8 Shkurt, 18:09
-
Peru, Kongresi bllokon propozimin për zgjedhje të reja brenda vitit 2023
4 Shkurt, 21:40
-
Macron rrit moshën e pensioneve, protesta masive zhvillohen në mbarë Francën kundër reformës së tij
31 Janar, 18:59
-
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO
23 Janar, 18:57