5.5 ton kokainë sekuestrohen në Kolumbi, 13 milionë doza do të kapnin në treg vlerën 184 milionë dollarë

Autoritetet kolumbiane raportuan të premten sekuestrimin e 5.5-ton kokainë, më e madhja në Detin e Karaibeve përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023. Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës u bë në tre operacione kundër varkave të tipit “go fast”, të përdorura zakonisht nga trafikantët e drogës që tentojnë ta çojnë drogën në veri të kontinentit latin. Ndërhyrjet u krye edhe me ndihmën e autoriteteve të Panamasë dhe Shteteve të Bashkuara. Përmes kësaj kapje rekord për këtë vit, pengohen të dalin në treg 13 milionë doza kokainë, të cilët po të shiteshin do të kapnin vlerën 184 milionë dollarë.

Operacioni i parë u krye në veriperëndim të Gjirit të Morrosquillo, ku u zbulua një varkë e drejtuar nga 4 kolumbianë dhe 1 panamez, të cilët arritën të iknin dhe hodhën të paktën 77 thasë në deti që brenda tyre përmbanin pako me 1915 kg hidroklorur kokainë. Në operacionin e dytë, u identifikua 1 anije e tipit "go fast" me 2,198 kg kokainë që drejtohej nga 4 kolumbianë, të cilët dyshohet se kërkonin ta çonin lëndën narkotike në një port në Honduras. Ndërsa në operacionin e fundit u sekuestruan 1367 kg kokainë, të cilat u hodhën nga një varkë nga ekuipazhi para se të largoheshin nga vendi për të mos u kapur.

Në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare, në operacione në të gjithë Kolumbinë u kapën 671-ton kokainë. Rritja e konfiskimeve është pjesë e strategjisë së re kundër narkotikëve që po zbaton qeveria atje, teksa përpjekjet ushtarake dhe inteligjente po përqendrohen te trafikantët e mëdhenj të drogës dhe ndikimi në financat e tyre, përfshirë pastrimin e parave, duke reduktuar kështu ndjekjen dhe arrestimin e kultivuesve të vegjël të gjethes së kokainës si lëndë e parë. Kolumbia arriti një nivel historik prej 204,000 hektarësh të mbjellë në vitin 2021, sipas raportit të fundit të disponueshëm nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë