Qeni antidrogë zbulon 57 kg kanabis në shasinë e 'Ford'-it për në Greqi, prangat 48-vjeçarit në Qafë Botë (EMRI)
Droga e fshehur në shasinë e makinës tip 'Ford'
SARANDË - Sekuestrohen 57 kg lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë.
Report Tv mëson se droga është gjetur e fshehur në shasinë e një automjeti tip "Ford" i cili kishte për destinacion Greqinë. Lënda narkotike është konstatuar në vijën e dytë të kontrollit doganor nga qeni antidrogë.
Në pranga ka rënë 48-vjeçari Fatmir Çaushi, banues në Sarandë, ndërsa do të procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, 50-vjeçarja me iniciale M.C e cila ndodhej në automjet në momentin e ndalimit.
Njoftimi i plotë:
Qafë Botë, Sarandë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip "Ford" me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis me vlerë 40 mijë euro nëpërmjet postës nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
12 Shkurt, 14:00
-
Sarandë/ Arrestohen 2 hajdutët ‘serial’ të motorëve, në kërkim një 19-vjeçar
11 Shkurt, 10:37
-
Blegtorët e Jugut në protestë: Baxhot e fabrikat tallen me ne! Një litër qumësht 120 lek! Shteti nuk i kontrollon! Edhe mishi vjen kontrabandë
8 Shkurt, 15:03
-
Gjirokastër/ Pjesë e organizatës që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet i dënuari me rreth 7 vite burg! U dënua më 2020-ën (VIDEO)
8 Shkurt, 14:24
-
'Mirror': Butrinti, 'Maldivet' evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia
8 Shkurt, 08:09
-
Sarandë/ 12-vjeçari godet me mjet prerës 15-vjeçarin! I mituri në polici, i plagosuri në spital
7 Shkurt, 15:25
-
Një hotel Sarandë përfshihet nga flakët! Zjarri erdhi gjatë saldimit të një vegle pune (VIDEO)
7 Shkurt, 14:33
-
Taksistët e Sarandës në protestë te Bashkia: Ka vajtur 'thika' aty ku s'mban më! Ndal licencave pa kriter! S'kemi as vendparkime
4 Shkurt, 17:27