'O Igli, kjo qenka bombë', Historia e aspirinës mes Tares dhe Alban Bushit

'O Igli, kjo qenka bombë', Historia e aspirinës mes Tares dhe Alban Bushit

Alban Bushi dhe Igli Tare

Alban Bushi dhe Igli Tare kanë qenë të ftuar një natë më parë në emisionin “Kampionët”, ku kanë shkëmbyer batuta dhe kanë treguar disa histori interesante nga koha kur luanin të dy për Kombëtaren.

“Albani ka bërë 14 gola me kombëtaren, por nga ato 13 i ka bërë në ndeshje miqësore. Ai gol ishte në ndeshje miqësore, kështu që ishe e vështirë që të gëzoheshe kur bënte gol”, tha Tare me humor.

“Kur të thashë që ka mbjellur flokët, për çdo gol që bëja unë atij i iknin 100 qime dhe të më the që të injoroj. Nuk është se më injoroi, thjesht momenti”, u përgjigj Bushi nga ana tjetër.

Mirëpo kjo i hapi rrugën një historie që do ju shkrijë së qeshuri. Bëhet fjalë për një histori me aspirinë që ka dy personazhe, Igli Taren dhe Alban Bushin.

“Një ditë në stërvitje më shikon Albani me habi dhe më pyet ore si ka mundësi që je kaq në formë, çfarë merr?

Marr vitamina i them.

Dhe unë flas me doktorin e ekipit dhe i them të më japë katër aspirina.

Ia jap Albanit.

I them pije një para ndeshjes dhe do jesh bombë.

Ai mendonte se ishte vitamin.

Më thotë dhe mua pije dhe ti, se nuk besonte. E pi dhe unë.

Fillon ndeshja me Norvegjinë, unë bëj gol, ndërsa Albani më thërriste në fushë, “o Igli, o Igli, çfarë më ke dhënë se jam si i këputur”.

Në pushim të ndeshjes me pyet prapë.

Mos e vri mëndjen i them, se tani do e japë efektin.

Nis pjesa e dytë, Albani merr një sprint dhe gjuan topin fort.

Më thërret në fushë, “o Igli, po më jep efekt, kjo qenka bombë”.

Pasi mbaroi ndeshja, thërras mjekun dhe i tregoj Albanit se çfarë i dhamë të pijë”, tregoi mes të qeshurave Igli Tare.

Sa i përket marrëdhënies mes dy ish-futbollistëve ishte Arjan Peço që siguroi njerëzit që mes tyre nuk kishte luftë pasi ishin edhe shokë dhome, por thjesht një rivalitet i bukur.

“Se mendojnë njerëzit që Tare dhe Bushi kanë pasur luftë. Këta kanë qenë shokë dhome në kombëtare. Kur ishin në grumbullim Tare dhe Bushi ishin shokë dhome, por kanë pasur pak rivalitet me thënë të drejtën”, tha Peço./ tvklan.al

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel