572-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës
"Politika të ndjekë këtë shembull"

572-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës<br />
Lezha ka përkujtuar 572-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. Autoritete vendore, pëfaqësues të besimeve fetare dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi iu bashkuan aktivitetit të organizuara me këtë rast nga Bashkia.

Në fjalën e tyre përfaqësuesit politik të të dyja kampeve u shprehën se kjo besëlidhje është aktuale edhe sot, duke vënë në plan të parë interesat e kombit. 

"Gjergj Kastrioti arriti që në mënyrë shumë demokratike të bashkonte Shqipërinë. Jemi pas 572 vjetëve ne duhet t'i thërrasim gjithë politikën shqiptare dhe njëri-tjetrit që jemi këtu në sallë dhe tgjithë ata që janë jashtë sallës që të bashkëpunojmë dhe të bashkëqeverisim Lezhën, bashkëqeverisim Shqipërinë", u shpreh kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Në të njëjtën linjë ishin edhe zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi. Ndërsa deputeti Ndocaj deklaron se besëlidhja u prish që me themelimin e shtetit shqiptar. 

"Është një mesazh i transmetuar që nga ajo kohë dhe që do vazhdojë të transmetohet deri sa në të gjithë së bashku të gjejmë më së miri komunikimin, gjuhën e komunikimit", u shpreh Koçi.

"Kjo besëlidhje u prish që kur u themelua shteti shqiptar i parë sepse mendojnë të gjithë për një karrige dhe jo për cështje kombëtare", tha Ndocaj.

Aktivitet në nderim të kësaj ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar kanë vijuar me veprimtari artistike nga nxënësit e shkolles "Besëlidhja" dhe qendra kulturore e fëmijëve në këtë qytet.

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid