59 denoncime në aplikacionin 'Stop Informalitetit'/ Rama: Super start në ditën e parë, mos ia përtoni hiç bizneseve

59 denoncime në aplikacionin 'Stop Informalitetit'/ Rama: Super start në ditën e parë, mos ia përtoni hiç bizneseve

TIRANË-Aplikacioni "Stop Informalitet" është gati dhe në ditën e tij të parë kanë mbërritur 59 denoncime. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një super start, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha shkeljet që hasin nga bizneset, që nga mospajisja me kupon tatimor deri tek puna në të zezë.

"59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributi.  Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor. Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar", shkruan Rama.

Aksioni kundër informalitetit ka nisur që në fillim të muajit gusht dhe është shtrirë në të gjithë vendin dhe në disa sektorë, që nga hidrokarburet, ndërtimi, produktet e akcizës si dhe në vijën bregdetare. Gjatë këtij sezoni turistik, në kuadër të këtij aksioni janë liruar mijëra m2 plazh të zaptuara nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tatim paguesi: 21/08/2019 10:31

    Për Titon dhe Mitin :ju lexojini mirë lajmet dhe komentin tim të parë! Nëse dikush më denoncon në mënyrë të padrejtë ai person duhet të mbajë përgjegjësi! Në asnjë vend nuk e kam quajtur veten biznesmen (të tillë këtu ke ne fatkeqësish ka pak ose janë oligarke) Shumica e "biznesmenëve" shqiptar janë të vetëpunësuar që punojnë nga mëngjesi në darkë, nga e hëna në të hënë mes vështirësish të shumta e tani qeveria po hedh një frymë negative në mardhenien tonë me klientët! Nejse, i kthehem mendimit të parë kush shpif me pa të drejtë duhet të mbaj përgjegjësi e jo të mbetet anonim! (e kam vuajtur njeher shpifjen anonime prandaj nuk jam dakort me këto metoda) aq më tepër që shteti ka segmentet e veta që paguhen nga taksat tona për të bere punën që i kërkon KM anonimsave!

    Përgjigju
  • navy: 20/08/2019 21:16

    Kjo është një shfaqje teatrale nga mafiozi i drogës Edi Rama. Ai e bëri Shtatorin 2013, përfshirë këtu një uebfaqe të tillë, me mijëra denoncime dhe fakte. Shihni Mihal Kokedhima, Bledi Shuapi, Mafia Kazazi në Durrës dhe Asgjë nuk ndodhi. Vetë Edi Rama nënshkruan leje për dokumente false për Bledi Mane dhe kriminelë të tjerë në bregdet. Dhe pastaj Ishujt Ksmali, deri në Sait Fishta në Velipoje. Kriminelë të zhurmshëm, ku Edi Rama frekuentonte restorantet

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 20/08/2019 19:13

    O Asdf po pse me denoncime e me letra anonime funksionon shteti? Ke qenë ndonjeher prezent gjatë një kontrolli tatimor,?? Minimalja 2 ore të mira nuk do ti shërbej klientit por do të merrem me tatimorët. Problemi nuk është kur vijnë një herë dhe ikin por kur vijnë me tendencë të shtyrë nga denoncues anonim. Dhe ai që bën denoncim të rremë duhet të përgjigjet! Po shyqyr ti nuk paske punë me tatimorët dhe quake prishje imazhi vetëm daljen në gazetë!!!

    Përgjigju
  • Geri: 20/08/2019 18:34

    Aplikacioni nuk hapet, e shkarkova dhe nuk hapet, del vetem nje ekran i zi

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 20/08/2019 15:12

    Nëse biznesi im denoncohet nga një anonim dhe pas verifikimit del që është denoncim "fake", dashakeqës me qëllim për të prishur imazhin e biznesit tim nga konkurrenca ose inati i dikujt ky denoncuesi anonim do të mbetet??? Ma shpjegoni pak z. RAMA këtë aspekt se i jeni turrur biznesit me shpatë në dorë! Harroni që biznesin e keni partner në zhvillimin ekonomik të vendit! Mendo pak sikur vetëm një ditë bizneset të bëjnë grevë e të mos paguajnë taksa e tarifa!!!

    Përgjigju
    • Miti: 20/08/2019 18:45

      Koment pa lidhje! Ta ka dhene pergjigjen Asdf. Instaloje dhe ti aplikacionin, se do te te duhet se kishte nje rubrike dhe per ankesat ndaj inspektoreve qe nuk sillen me korrektesi dhe profesionalizem.

    • Tito: 20/08/2019 17:45

      Me vjen keq qe i thua vetes biznesmen kur ben komente te tilla. Komplet pa pike llogjike.Lexoje dhe njehere cfare ke shkruar, se mbase ftillohesh.

    • Asdf: 20/08/2019 16:18

      Nuk i prishet imazhi biznesit o tatimpagues. Thjesht do të vijnë një herë për kontroll e nqs je në rregull do ikin. Denoncimi nuk del në gazetë që të prishet imazhi ty.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë