5-vjeçari në Sarandë humbi jetën 4 ditë më parë nga COVID, i ati: Më thoshin që kishte virozë, mushkëria i kishte dalë jashtë funksionit

5-vjeçari në Sarandë humbi jetën 4 ditë më parë nga COVID, i ati: Më thoshin që kishte virozë, mushkëria i kishte dalë jashtë funksionit

5-vjeçari që ndërroi jetë nga COVID

5-vjeçari nga Saranda, i cili humbi jetën si pasojë e COVID më 26 nëntor, u bë viktima më e re në vend nga virusi i rrezikshëm. I mituri kishte disa ditë që vuante nga infeksioni, ndërsa babai i tij, Alket Halili ka treguar për 'Top Channel' se pavarësisht se të birin e kishte dërguar në pediatrinë e Sarandës për tre ditë reshtë, asnjë mjek nuk e kishte kuptuar se ai ishte infektuar me COVID, ku mjekët i thoshin se kishte virozë. Ai thekson se problemet që i kishin filluar të voglit në mushkëri, u kuptuan vetëm pas skanerit, ku më pas u dërgua me helikopter në Tiranë de u intubua menjëherë.

“Djalin tim e kam dërguar për 3 ditë rresht në pediatrinë e Sarandës ku asnjë doktor nuk e kuptoi që fëmija im kishte problem dhe thoshin që është virozë. Djali sa vinte dhe përkeqësohej ditën e hënë në mëngjes. E çova përsëri djalin në pediatri dhe isha lidhur me doktor Ptomeleo Peta, i cili më ndiqte djalin që të vogël, i bëri grafi. Na tha që djali nuk ka gjë nga mushkëritë kur djalit tim i qe mbushur mushkëria e majtë plot me qelb dhe i kishte dalë jashtë funksionit, plus i ishte infektuar pak dhe e djathta. Duhet të vinte doktor Niko Kuri që t’i bëhej skaner djalit. Pas skanerit na dërguan me helikopter në Tiranë ku djali im ka shkuar me datë 18 tetor. Një ditë më vonë është intubuar ku nga intubimi nuk u zgjua më. Djali doli nga spitali i vdekur në datën 25 tetor në darkë”, ka thënë Halili.

Ai thotë se kishte kërkuar që i biri të dërgohej për kurim në Turqi, por mjekët nuk e lejuan, pasi ishte shumë e rrezikshme për shëndetin e tij.

"Djali im nuk ka lëvizur nga reanimacioni i pediatrisë të Nënë Terezës asnjë ditë për të shkuar në Turqi. Ne si prindër kërkuam ta largonim djalin në Turqi por doktorët e reanimacionit na thanë që nuk e lëvizni dot sepse nuk ka spital që ta marrë përsipër djalin pasi një mushkëri i kishte dalë jashtë funksionit nga qelbi. Nuk dua  që të luhet me shpirtin e djalit tim që po ha dhe. Nuk dua që të përfitojë njeri nga djali im, prandaj edhe pse më dhemb shpirti nuk mund ta lë me kaq", shprehet ai.

Alket Halili tregon edhe problemin me tamponët, ku shprehet se 2 teste të bëra në Sarandë dolën negativ, po ashtu edhe një test që bënë në një spital privat në Tiranë, deri sa u krye një tjetër tampon në shtet që tregoi infektimin.

"Kemi bërë 2 teste për Covid në Sarandë dhe doli negativ. Bëmë edhe në Tiranë me të njëjtin kampion gjaku, një në shtet, një në privat. Në shtet doli pozitiv kurse në privat na doli negativ”, thotë Halili.

I mituri është edhe fëmija e parë në vend që humb jetën nga  koronavirusi, ndërsa vuante edhe nga bronkopneumonia që dobëson mushkëritë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt