Cërrik/ 5-vjeçarja me tumor në kokë, prindërit apel për ndihmë: Jetojmë vetëm me një pension invaliditeti

“Dua një kukull”, thotë Ajsel Dora, vetëm 5-vjeçe. E vogla nuk lëviz nga shtrati prej dy javësh, pasi ka kryer një operacion të vështirë në kokë. Prindërit të pikëlluar, thanë se mjekët dyshojnë për tumor.

“Ka rreth 2 javë që është operuar ne kokë.  Ka sëmundje të rëndë. Zoti qoftë me fëmijën tim!”, tha Altin Dora, babai i 5-vjeçares.

Neurokirurgu, Artur Xhumari, i kontaktuar nga Report TV, tha se Ajsel Dora është diagnostikuar me tumor beninj. Ndërhyrja e parë kirurgjikale është kryer me sukses dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë në muajt në vijim. Xhumari thekson se pranë Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, të gjitha ndërhyrjet dhe trajtimet kryhen pa asnjë kosto financiare. Fakt që u pohua në intervistë dhe nga babai i të miturës.

“Nuk kemi paguar para në spital”, tha ai.

Por pavarësisht kësaj, prindërit Altin dhe Ornela Dora kërkojnë ndihmë dhe mbështetje si nga shteti ashtu dhe nga fondacionet private. Kjo pasi, nëna e Ajselit trajtohet me pension invaliditeti, ndërsa i ati është i papunë. 

“Shumë e vështirë, kam lindur invalide. Ju lutem gjithë shqiptarëve të vënë dorën në zemer, për një shtëpi për gocën se shumë keq jemi. Vajza ka tumor në kokë...”, tha Ornela Dora.

“Kërkojmë ndihmë financiare, por edhe nje shtepi pasi ketu ku jetojmë me qira. Gruan e kam invalide, unë nuk punoj mbaj fëmijët”.

Çifti me dy fëmijë të vegjël jetojnë në shtëpi me qira në Cerrik dhe pensioni i invaliditetit me vlerë 40 mijë lek në muaj është e vetmja e ardhur për ta.

“Të ardhurat nga KEMP-i i gruas. Ato nuk dilnin as përpara pa le tani që na ra halli.  Të më ndihmojnë për një shtëpi se jemi me qira”, thanë çifti Dora.

Ata kanë hapur dhe një numër llogarie, ku kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve. 


Numri i llogarisë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raku: 27/01/2024 22:30

    po tek ministria e shendetesise pse nuk shkoni. mund tju mundesojne trajtimin ne itali te ketyre tumoreve, pasi ne shqiperi nuk ka kapacitete

    Përgjigju
  • Eneid: 25/01/2024 08:01

    Sapo kalova 100,000 lek te reja ne llogari. Zoti e ndihmofte Ajselin e vogel

    Përgjigju
  • Turi: 24/01/2024 22:19

    Dua te ahikoj ate qelbesirin kryeministrin bashke me ata larot qe i qendrojne mbrapa te shkojne te shtepia e femijes dhe ti ndihmojne dhe mos te dalin neper tv duke ber propagande

    Përgjigju
  • Engjell: 24/01/2024 21:56

    Ndihmoni o njerez. Eshte engjell qe kerkon jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës