TIRANE - Mazhoranca ka treguar se e ka vlerësuar maksimalisht ndarjen e re territoriale kur për tre nga njësitë vendore kanë propozuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Bashkia e Fierit është diskutuar mes deputetëvë Armando Subashi dhe Ervin Koçi. PS vendosi që për Fierin të kandidojë me sekretarin e Komisionit të ligjeve, Armando Subashi. Nga qarku i Fierit, një tjetër deputete do të heqë dorë nga mandati i saj do të jetë Majlinda Bufi e cila do të kandidojë për Bashkinë e Roskovecit.
Depueti i Krujës, Artur Bushi ka vendosur të heqë dorë nga mandati për të garuar për Bashkinë e Krujës. Në vend të tyre në Kuvendin e Shqipërisë do të vijnë dy deputet dhe një deputete e re. Në vend të Bushit, i cili është zgjedhur nga lista shumëemërore e qarkut të Durrësit, pritet që të zgjidhet deputet Shkëlqim Tropplini.
Deputetët e Fierit, Subashi e Bufi do të zëvendosohen nga Bujar Çela dhe Antoneta Dhima. Dy deputetët e rinj të Kuvendit, aktualisht mbajnë detyrat e kreut të PS-së, Lushnje ndërkohë që Antoneta Dhima është drejtoreshë e spitalit të këtij qyteti.
Krahas PS edhe forcat e tjera politike pritet të kandidojnë deputetë për bashkitë e qytetit.
Ndërkohë, nga PD janë deputetët Arjan Tabaku i Elbasanit dhe Besni Dusha i Tropojës të cilët do të lënë mandatin e deputetit dhe do të garojnë për këto dy bashki. Për të zëvendësuar to, në kuvend priten që të vijnë Arbiola Halimi e qarkut të Elbasanit dhe Mimoza Hajdarmetaj nga qarku i Kukësit.
Ndërsa nga LSI mandatin e deputetes do ta lërë Miranda Rira që do të garojë për bashkinë e Prrenjasit, duke i lënë vendin në kuvend Edlira Çekrezit
Më poshtë, tabela me deputetët që ikin nga kuvendi dhe ata me të cilët zëvendësohen
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

| Ikin | Vijnë |
| Armando Subashi, Majlinda Bufi | Bujar Cela, Antoneta Dhima, Fier, PS |
| Artur Bushi | Shkelqim Troplini, Krujë, PS |
| Arjan Turku | Arbjola Halimi, Elbasan, PD |
| Besnik Dusha | Mimoza Hajdarmataj, Kukë, PD |
| Miranda Rira | Edlira Çekrezi, Prrenjas LSI |
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)