6 ditë grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit: Gjendja jonë e rënduar vjen nga shpërfillja e instancave! Të kthejnë përgjigje qoftë edhe negative

Marrja e rrogave të prapambetura dhe nisja e punës së rafinerisë së Ballshit janë kërkesat e 10 naftëtarëve që prej 6 ditësh ndodhen në greve uri. Gjithçka që ata kanë marrë në këtë kohë është uji me sheqer dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe rëndohet. Moti i ftohtë, ambientit me lagështi, mungesa e ushqimit kanë bërë që gjendja e tyre shëndetësore të rëndohet, por për grevistët problemi madhor është mungesa e  interesimit të instancave dhe një përgjigje, qoftë edhe negative të kërkesave të tyre.

Njëri nga grevistët tha se kjo shpërfillje nuk është vetëm ndaj atyre 10 që prej 6 ditësh janë në grevë urie, por ndaj 900 naftëtarëve të të gjithë qytetit që presin një përgjigje.

Ndërkohë që gjendja shëndetësore e grevistit të shoqëruar dje në spital vijon të jetë e rënduar, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për mjekim më të specializuar.

"Sot në ditën e 6 situata sa vjen e rëndohet, Është një problem tjetër jo vetëm rëndesa shëndetësore. Jemi lënë në heshtje totale, nuk ka asnjë lloj reagimi nga instancat. Nuk e di sa do vazhdojë kjo heshtje dhe kjo na vret më shumë. Dje kolegu ynë kaloj një problem shëndetësor me zemrën, u informova që është në Fier për analiza, gjendjen e ka të rënduar. Gjendja jonë e rënduar se këtu ndikojnë të gjitha kushtet, mbi të gjitha ndikon stresi si dhe mos-marrja e një përgjigje qoftë edhe negative. Le të na thonë se do mbyllet nesër, le të na i thonë por ata nuk na e thonë. Dje spitali i Ballshit na janë gjendur pranë ambienteve, nuk është problemi jonë shëndetësia, në çdo moment e dimë që do na përgjigjen. Problemi ynë është instancat e duhura qoftë nga ana e pronarëve që na u prezantuan si pronarë të kompanisë qoftë edhe nga ana e shteti. Është një mospërfillje e dukshme se nuk është vetëm ndaj 10 naftëtarëve që janë këtu, është ndaj 900 naftëtarëve dhe ndaj gjithë qytetit. Kolegët tanë po përdorin ujë me sheqer sepse tani të shkosh në spitale nuk dihet kush vizitohet, dhe mos përhapim edhe një panik tjetër, larg qoftë. Përdorim ujë me sheqer për të mbajtur trupin gjallë", tha një grevist.

"Sado që të mundohemi ta mbajmë vetën është e pamundur. Kështu që gjendja ëhstë shumë ë rënduar. Ne jemi të vendosur deri në fund sepse më keq nuk ka ku të shkojë. Ne presim ndonjë reagim", tha një tjetër grevist.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Dita e 6 e grevës me probleme shëndetësore, naftëtarët refuzojnë të vizitohen

Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë prej 6 ditësh në grevë urie.

Një personel shëndetësor ka shkuar pranë grevistëve për t'i vizituar por ata nuk kanë pranuar.

Kjo nuk është hera e parë që ata refuzojnë të vizitpohen pasi edhe disa ditë më parë bënë të njëjtën gjë. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip