Ajo u tha drejtuesve të emisionit se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron që të jetë pjesë e botës së aktrimit ashtu si prindërit e tyre. Fëmijët e çiftit preferojnë muzikën dhe janë shumë të interesuar që të zhvillojnë aftësitë për të njohur sa më shumë gjuhë të huaja.
‘’Është shumë interesante sepse të gjithë fëmijët po mësojnë gjuhë të ndryshme. I pyeta fëmijët se çfarë gjuhe po studiojnë dhe Shi është duke praktikuar Khmer, që flitet në Cambodia, Pax është i fokusuar në gjuhën e Vietnamit, Mad po merret me gjermanishten dhe rusishten. Z flet frëngjisht, Vivienne ka dëshirë të mësojë gjuhën arabe, ndërkohë që Knox po merret me gjuhën e shenjave’’ është shprehur Jolie.
Jolie dhe Pitt kanë 6 fëmijë. 3 prej tyre janë biologjikë, Shiloh 10 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox që janë 7 vjeç. Ata gjithashtu kanë edhe tre fëmijë të adoptuar Maddox, 14 vjeç nga Cambodia, Pax, 12 vjeç nga Vietnami dhe Zahara, 11 vjeçe nga Etiopia.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com