6 finalistë për Man Booker Prize
fituesi do të shpallet më 13 teto

6 finalistë për Man Booker Prize<br />fituesi do të shpallet më 13 teto
Janë shpallur 6 finalistë për çmimin Man Booker Prize, titull pwr veprat e botuara në gjuhën angleze dhe jepet vit për vit, që nga viti 1969 në Angli.

Marlon James nga Jamaica dhe Chigozie Obioma nga Nigeria janë pjesë e finalistëve, ndërsa Anne Tyler me “A Spool of Blue Thread”, Tom McCarthy me “Satin Island” Sunjeev Sahota me “The Year of Runaëays” dhe Hanya Yanagihara me “A little life” janë pjesë e garës.

Vitin e kaluar, çmimin në fjalë e morri Richard Flanagan me novelën “The Narroë Road to the Deep North”.

Fituesi do të shpallet me datë 13 tetor.

Përveç Man Booker Prize, ekziston dhe Man Booker International Prize. Fituesi i parë i këtij çmimi, në vitin 2005, ishte shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, në një garë të fortë me Milan Kunderën, Margaret Atëood, Gunter Grass, Doris Lessing e të tjerë autorë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje