Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të tensionit të gjakut.
Arsyeja kryesore ka të bëjë me mungesën e aktivitetit fizik në dimër, konsumit të lartë të kripës dhe ngushtimit të enëve të gjakut për shkak të temperaturës së ulët. Trupi kufizon qarkullimin e gjakut për të ruajtur temperaturën e brendshme e kësisoj tensioni i gjakut rritet.
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
Ekspertët kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit.
Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në barrën e punës për zemrën. Shmangni lodhjen dhe ngritjen e peshave të rënda.
Vishuni trashë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Mbani gjithmonë shall dhe doreza për të minimizuar ekspozimin e lëkurës ndaj temperaturës së jashtme.
Shmangni alkolin dhe kafeinën të cilat shterojnë nxehtësinë e brendshme të trupit. Kujdesuni që të hani shëndetshëm dhe të kufizoni konsumin e kripës.
Ushqimet ideale që ulin tensionin e gjakut
Ushqimet e mëposhtme, të cilat janë efikasë në uljen e tensionit të gjakut:
Boronicat dhe frutat e pyllit
Një racion me boronica në javë ul rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut. Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedra kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër.
Të treja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C dhe kaliumit.
Drithërat
Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, bollguri, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë.
Studiuesit e Universitetit të Harvardit thonë se konsumi i drithërave në 12 javë nxit përgjysmimin e sasisë së medikamenteve kundër hipertensionit. Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë.
Panxhari i kuq
Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës. Studimet thonë se nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Çokollata e zezë
Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë ( me përmbajtje prej 60% – 80% kakao ) në ditë mund të ulni tensionin e gjakut.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale.
Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme por edhe eliminojnë kripën e tepërt që është përgjegjëse për tensionin e lartë.
Peshku
Peshqit janë të pasur me Omega-3 plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rrezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit më të miër janë: salmoni i egër, trofta, skumbrina, toni, merluci dhe harenga.
Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë.
Brokoli
Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.