6 ligjet e reformës, Donald Lu tek
kryesia e Kuvendit takon Ilir Metën

6 ligjet e reformës, Donald Lu tek<br />kryesia e Kuvendit takon Ilir Metën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar sot me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta ku në qendër të diskutimeve mes palëve është çështja e 6 ligjeve që do të miratohen për Reformën në Drejtësi.

Takimi ka nisur në kryesinë e Kuvendit dhe pjesë e këtij takimi nuk është bërë, si herët e tjera, ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin.

Të 6 ligjet që bëjnë funksionale reformën, do të kalojnë si një paketë e vetme në 29 shtator, kjo për faktin se me përjashtim të ligjit për prokurorinë asnjë prej nismave të tjera nuk janë gati. 

Kjo tërheqje argumentohet me faktin se si ligji për Byronë Kombëtare të hetimit ashtu dhe ai për dhe institucionet e reja të drejtësië kanë ende disa nene për të cilat pritet opinioni i ndërkombëtarëve.

Ndërsa tre ligjet e tjera ku përfshihet dhe ai për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë nisur të shqyrtohen fare. 

Por shtyrja vjen dhe për faktin se nismat duhet të kordinohen mes tyre për të pasur terminologji të njejtë dhe redaktuar nga ana gjuhësore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!