6 marsi/ Kryetari më jetëgjatë ra në burg, gara e ethshme për Lushnjën

Lushnja është drejtuar nga kryebashkiakë të djathtë nga viti 1992 deri në vitin 2000, përkatësisht me të zgjedhurit vendor Kujtim Haxhiu  dhe Agim Fuga. Socialistët kanë marrë bashkinë e në 2000 me Ylli Myftiun, ndërsa në 2003 janë rikthyer demokratët me Kadri Gegën. Nga viti 2007 deri në 2011 kryebashkiak i Lushnjes ka qenë Albert Sanxhaku i koalicionit të asaj kohe PS-LSI.

Kryetari i më jetëgjatë i Bashkisë së Lushnjes ka qenë Fatos Tushe! Në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Tushe fitoi me 52.27% të vota në emër të Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai drejtoi bashkinë në tre mandate, derisa u arrestua nga SPAK në korrik 2021 me akuzën e korrupsionit. Lushnja shkon në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022 pas burgosjes së Tushes. 

Janë 104.249 qytetarë me të drejtë vote që do zgjedhin të dielën ndërmjet tre kandidaturave. Eriselda Sefa e Partisë Socialiste me profesion historiane, e cila mban aktualisht detyrën e n/kryetares së Bashkisë. Për Partinë Demokratike në garë është Indrit Sefa jurist me profesion që punon në sektorin privat.  Përpos dy kandidateve me mbiemrin Sefa, por që s'kanë lidhje farefisnore është Elton Bano nga koalicioni "Shtëpia e Lirisë".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cbdhb: 03/03/2022 20:44

    Ra ne burg e?! Hajde shprehje rrugacesh hajde. Per te justifikuar dike qe eshte arrestuar per korrupsion. Sikur eshte viktime. Ra ne burg. Pzzzz.

    Përgjigju
    • Tosi: 04/03/2022 04:37

      Rama e mat indeksin e korrupsionit me barometrin e Erjonit. Kur flet Èrjoni pwr tope e ka informalce dhe nuk e ze ligji. Edhe Tushja informalce merrte lekat por no vetem qe "Ra" po dje "Mbeti" brenda!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë