6 militantë palestinezë arratisen nga burgu izraelit, mendohet se përdorën një tunel

6 militantë palestinezë arratisen nga burgu izraelit, mendohet se përdorën një tunel

Burgu i Gilboa

JERUSALEM-Autoritetet izraelite kanë shpallur në kërkim gjashtë militantë palestinezë të cilët mësohet se janë arratisur nga burgu. Sipas njoftimeve mësohet se të burgosurit mund të jetënë larguar përmes një tuneli, diku herët sot në mëngjes. Burrat u arratisën nga burgu Gilboa, i cili shtrihet midis Detit të Galilesë në Izrael dhe qytetit Jenin të Bregut Perëndimor.

Një fotografi e hyrjes së një tuneli që supozohet se është përdorur nga të burgosurit për t’u arratisur është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale palestineze. Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë fakt.

Zakaria Zubeidi, një komandant në krahun militant të partisë politike palestineze Fatah, është një nga të arratisurit, sipas një grupi palestinez të mbështetjes së të burgosurve. Pesë të tjerët raportohet se të gjithë janë anëtarë të grupit militant Xhihadi Islamik.

Xhihadi Islamik tha në një deklaratë se pushimi nga burgu ishte një "akt heroik i madh" dhe një "shuplakë e rëndë për ushtrinë izraelite dhe të gjithë sistemin në Izrael".

Policia izraelite thotë se shërbimet e inteligjencës janë përfshirë në një operacion të madh policor në përpjekje për të gjetur burrat. Dronët dhe helikopterët po përdoren gjithashtu në gjueti, tha policia.

Tuneli që është përdorur për arratisjen

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja