6-mujori i parë, kredia në lekë për individët u rrit në 50.2%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në 6-mujorin e parë të këtij viti, kredia në lekë për individë u rrit në 50.2% të totalit, ndërsa ajo në valutë ka zbritur në 49.8%.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, kredia e dhënë nga sektori bankar për individët është zgjeruar me 2.51% në terma vjetorë. Zgjerimi i kredisë është mbështetur te kredia në lekë, që është rritur me 8.9%, ndërsa kredia në valutë ka rënë me 3.2%. Politika monetare lehtësuese është reflektuar mjaft mirë në interesat e tregjeve financiare, çka e ka ulur edhe kredinë në nivelet më të ulët historik.

Diferencat në interesat mesatare mes kredisë në lekë dhe asaj në euro janë ngushtuar ndjeshëm, çka ka bërë që individët të mos kenë shumë arsye të marrin përsipër rrezikun e kursit të këmbimit, nëpërmjet kredisë në euro. Interesi mesatar i huave të reja në lekë për 9-mujorin e këtij viti ishte 8.2%, nga 8.8% që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk